ZODIAC 17 Prill 2022, 21:47

Si tradhtojnë 12 shenjat e horoskopit, dhe kush janë më të zotët?

Si tradhtojnë 12 shenjat e horoskopit, dhe kush janë më të

Kur bëhet fjalë për tradhtinë, ndarja dhe përshtypja tipike fillestare është se burrat tradhtojnë më shumë se gratë. Por, e dini se shenjat e horoskopit mund të ndikojnë më shumë se gjinia?

Ndërsa të 12 shenjat duket se kanë kapacitet për të tradhtuar, disa prej tyre le të themi se janë pak më të shkathëta në këtë “sport”, si për shembull Virgjëresha, shigjetarët dhe dashi.

Shenjat ndahen në ato që tradhtojnë për motive fizike dhe ato që tradhtojnë kryesisht për motive mendore dhe emocionale.

Bricjapi

Kjo është një shenjë moskokçarëse dhe hyn tek kategoria e njerëzve që tradhtojnë fizikisht. Mund ta dashurojnë partnerin, por kjo nuk i ndalon së pasuri një lidhje paralele. Ç ‘është më e keqja është se bricjapi nuk e mendon dy herë se si ky veprim ndikon tek partneri apo lidhja e tyre.

Ujori

Në ndryshim nga shenja paraardhëse, ujori tradhton mendërisht. Ata dashurojnë shumë lehtë dhe ashtu siç u ndizet zjarri ashtu dhe u shuhet. Ndaj nëse kjo shenjë tradhton me mendje nuk do të thotë që po ju tradhton pas shpine, por thjesht mendon se po ndjen për një tjetër njeri.
Peshqit janë egoistë dhe dinë shumë mirë si ta manipulojnë situatën. Vështirë të kapësh një peshk duke tradhtuar sepse janë shumë të kujdesshëm.

Dashi 

Dashi është një natyrë aventuriere dhe të tradhtuarit është pjesë e aventurës së tyre. Ata nuk e mohojnë këtë gjë, ndaj mos e merrni shumë personale nëse ju tradhton një dash, sepse sipas atij ai e bën këtë për veten e tij.


Demi

Demi mesa duket qenka shenja më besnike e horoskopit sepse nuk tradhton kurrë. Por, nëse e bëjnë do të thotë që ata nuk ju dashurojnë më juve, por atë tjetrin/en. Pra, kanë arsye të forta.

Binjakët

Binjakët tradhtojnë brenda rrethit shoqëror dhe preferojnë njerëzit e njohur si nga ata dhe partnerët e tyre, gjë që rrit rrezikun që këta të fundit të kapen.

Gaforrja

Gaforrja tradhton sepse është gjithnjë në kërkim të personit të duhur. Ngjan pak naive, por ja që gaforret kështu janë. Dhe pse janë të ndjeshme dhe nuk do jua thyenin kurrë zemrën partnerit, ndodh që dhe kjo shenjë të tradhtoje. Kini kujdes sepse zbuloheni menjëherë.

Luani

Luani nuk është një shenjat tradhtare të zodiakut dhe kjo, jo sepse është një shenjë besnike, por sepse nuk duron dot dramat që vijnë pas tradhtisë. Janë shumë të përmbajtur dhe rrallë ndodh të bien pre e pasionit.


Virgjëresha

Virgjëresha duket se ka lindur për të tradhtuar dhe kjo sepse janë mashtrues të lindur.

 

Peshorja

Për peshoret vlen e njëjta gjë. Janë mjeshtër të mashtrimit dhe mund të mbajnë disa partnerë njëkohësisht pa ngjallur dyshime.

Akrepi i merr lidhjet shumë seriozisht dhe fatkeqësisht janë viktima të tradhtive (gjë të cilën nuk e thamë për shenjat e tjera që edhe tradhtojnë). Ata tradhtojnë rrallë dhe kur ndodh një gjë e tillë ndihen shumë keq.


Shigjetarët

Shigjetarët e marrin tradhtinë si lojë dhe kjo gjë u duket argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë.