
Produkti

Si e dekorojnë shtëpinë shenja të ndryshme të horoskopit?

Zbukurimi i shtëpisë, zyrës dhe qytetit për fundvit, është një ngjarje që ngroh zemra dhe bashkon njerëz. Por disa mund të jenë në stres për të gjetur ide dekori të cilat i bëjnë të ndihen mirë. Ndaj horoskopi vjen si ndihmë për instinktet e tua dhe shijet për detajet. Këto janë disa sugjerime sipas karakteristikave të shenjës tende.
1. Dashi
Një set i plotë qirinjsh me ngjyrë
Sipas astrologëve, kjo shenjë duhet të kanalizojë idetë, sepse nuk arrin të organizohet kur del për të blerë dekorin e festave. Kështu që një set i plotë do të ishte zgjidhje fantastike.
2. Demi
Aromatizuesit e shtëpisë
Demi i adhuron detajet dhe të jetuarit me të gjitha shqisat në maksimum. Kështu që një aromë shtëpie që të sjellë festat në mendje dhe kujtimet, është e duhura për të.
3. Binjakët
Tabelat e lojërave si shahu
Shtojnë setet e lojërave si domino, shah, "monopoly" si detaj dekori dhe argëtimi për këto pushime. Qëllimi i binjakëve është të kënaqin të ftuarit më shumë se të dekorojnë.
4. Gaforrja
Korniza dhe pjata me imazhe festash
Gaforrja adhuron të dekorojë shtëpinë, kuzhinën me detaje të tilla të blera ose të trashëguara nga familjarët e dashur. Mezi presin t'i sjellin në vëmendje orenditë e tilla.
5. Luani
Dekor që bie në sy
Nëse shihni qindra drita apo një plak dëbore të madh, ka padyshim dorë shenja e luanit. Janë shenjë garuese dhe pëlqejnë një dekor të madh që merr vëmendjen kurdo.
6. Virgjëresha
Degët e freskëta
Si një shenjë toke, Virgjëresha dashuron thjeshtësinë dhe bukurinë e natyrës. Nuk është e dhënë pas dekorit aq shumë sa pas organizimit të festës.
7. Peshorja
Art i pastër
Peshoret gjithashtu pëlqejnë rregullin dhe simetrinë. Arti i balancuar, i thjeshtë, është dekori perfekt estetik për to.
8. Akrepi
Çokollata kudo
Për akrepin çokollatat shtojnë jetën, kështu që në fundvit do t'i vendosin kudo të jetë e mundur. Do të rrethohen me kuti dhe filxhanë çokollate me babagjyshin.
9. Shigjetari
Dekori mbi tavolina
E adhurojnë pozitivitetin dhe me anë të dekorit të tavolinës, ftojnë këdo në kënaqësinë e pushimeve. Ju duhet një mjedis i rregulluar mbi tavolina, që t'i shkojë pas gëzimit të tyre.
10. Bricjapi
Drita pafund
Për bricjapin këto festa janë një terapi. Do ta zbukurojnë mjedisin rrethues me drita të bukura të verdha e jo vetëm, për të sjellë ndriçim në jetën e tyre dhe në dimrin e errët.
11. Ujori
Butësi në prekje
Ujori do të bëjë veten dhe të ftuarit të ndihen rehat dhe larg nga prekja e sipërfaqeve të ftohta. Të prekurit do të thotë shumë për ujorin dhe gjatë festave përpiqet ta bëjë pjesë të dekorit.
12. Peshqit
Me tematikë filmash
Epo peshqit i adhurojnë pushimet dhe nostalgjinë që ngjall muzika, ndaj dëgjojnë muzikën e festave qysh në nëntor dhe bëjnë pjesë të dekorit çdo film klasik që sjell kujtime.
Këto janë detajet për secilën shenjë. Si do ta dekoroni ju shtëpinë?