
Produkti

Si do të shkojë dita e Shën Valentinit këtë vit për secilën shenjë të Horoskopit?

Shën Valentini, edhe pse është festa e të dashuruarëve, ka shumë mënyra si mund të kalohet, jo vetëm me partnerin, por edhe me miqtë, familjen ose fundja edhe vetëm, duke i injoruar ata. Edhe pse asnjë mënyrë nuk është e ngjashme me tjetrën dhe asnjëra nuk është më e mirë se tjetra, ju mund t’i hidhni një sy yjeve për një parashikim të vogël dhe disa sugjerime për 14 shkurtin, që është thuajse "pas dere".
Sipas astrologëve, "dashuria do të jetë në ajër" për të gjitha shenjat këtë Shën Valentin, kjo falë edhe lidhjes së Afërditës, planetit të dashurisë dhe marrëdhënieve, me Neptunin, bashkim ky që ndodh në shenjën e Peshqve dhe që fokusohet tek ëndrrat dhe dashuria e pakushtëzuar. Pra, si do ta kalojnë të gjitha shenjat e zodiakut ditën e Shën Valentinit?
Dashi
Pak kohë për veten është ajo që po kërkoni më 14 shkurt. Kjo kohë do t’ju ndihmojë të mendoni saktësisht se çfarë dëshironi nga një lidhje, e cila mund të mos vonojë shumë pasi një admirues i fshehtë është gati per te shprehur interesin e tij. Nëse jeni në një lidhje, mos u habitni nga shprehja e dashurisë që partneri juaj do të bëjë. Kjo është dita ideale për të ndarë ndjenjat tuaja. Përfitoni prej saj.
Demi
Për shkak se njerëzit pranë jush janë shumë të rëndësishëm për ju, kaloni pak kohë me miqtë para se t’i kushtoni gjithë mbrëmjen partnerit tuaj. Kur ta gjeni veten me gjysmën tjetër, mos hezitoni të eksperimentoni me intimitetin seksual që ofron kjo festë.
Binjakët
Kërkoni horizonte të reja dhe zgjeroni të menduarin tuaj. Zakonisht, ju jetoni në të tashmen dhe shmangni situatat shumë serioze, por më 14 shkurt mendja juaj është e mbushur me mendime që lidhen me angazhimet dhe martesën. Tani është koha për të qenë të sinqertë me atë që ndjeni dhe dëshironi. Energjia e guximshme e ditës ju ndihmon.
Gaforrja
Ditët ju ndihmojnë të mendoni, kuptoni dhe shprehni saktësisht atë që dëshironi në një marrëdhënie. Mund t’ju duhet t’i tregoni partnerit tuaj më shumë dashuri këtë festë të Shën Valentinit. Përdoreni atë në avantazhin tuaj.
Luani
Ndjenjat e ngrohta dhe intime lindin në këtë ditë për Luanët. Pasioni dhe dashuria do e karakterizojnë këtë festë. Këtë herë mund të ndodhë edhe një ndryshim për të cilin keni menduar prej kohësh, si p.sh., zgjerimi i marrëdhënies suaj. Ah po, nuk duhet të harrojmë edhe seksin e mirë.
Virgjëresha
Virgjëresha e organizuar gjithmonë do të përballet me një vërshim emocionesh më 14 shkurt. Romanca dhe dashuria do ta karakterizojnë, nëse ka një lidhje. Ndërkohë. nëse nuk e kuptoni se çfarë saktësisht po kërkoni në një lidhje, ndoshta kjo do jetë dita që më në fund "do ju vijnë mendtë".
Peshorja
Këto ditë janë shumë romantike për ju dhe do ndiheni se pasioni është mbizotërues. Në ditën e të dashuruarve jeni të vendosur të kaloni mirë, pavarësisht nëse jeni vetëm apo jo. Ju nuk harroni asnjëherë të doni njëherë veten tuaj, pastaj partnerin. Mos u habitni nëse vijnë disa ndryshime shumë të këndshme.
Akrepi
Në 14 shkurt do të ndërmerrni nisma befasuese. Do të shijoni dashurinë dhe pasionin me partnerin tuaj, megjithatë, vetëm nëse do të hiqni dorë nga ankthi dhe posesiviteti. “Afrohu” me dëshirat e zemrës dhe nuk do të pendoheni.
Shigjetari
Shigjetarët punojnë më shumë me veprime se sa me fjalë. Këtë ditë të Shën Valentinit, është koha që të merrni në konsideratë fjalët tuaja dhe t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë kuptimi kanë ato për ju. Duhet të mbani mend se ndonjëherë, fjalët nuk janë të tepërta.
Bircjapi
Dita e Shën Valentinit do jetë tejet romantike dhe sensuale dhe do ja kaloni bukur kudo që të jeni. Megjithatë, duhet të lini mënjanë xhelozitë dhe të shijoni dashurinë tuaj. Ana juaj romantike do të zgjohet dhe lëreni të shpaloset.
Ujori
Për Ujorin, Dita e Shën Valentinit sjell vetëdije dhe besim. Tani ju e kuptoni fazën në të cilën është marrëdhënia juaj dhe keni ide shumë origjinale për ta festuar atë. Lërini mënjanë posesivitetin dhe kokëfortësinë dhe do ja kaloni shumë mirë. Nëse nuk jeni në një lidhje do të kuptoni se çfarë keni nevojë në atë të radhës, që po vjen.
Peshqit
Vëmendja është e përqendruar tek ju dhe ju do të merrni vëmendje veçanërisht intensive. Kjo është koha e duhur për të folur për romancën tuaj. Në fund të fundit, zyrtarizimi i një marrëdhënieje është brenda parashikimeve. Nëse nuk jeni në një lidhje, është koha të dilni, të argëtoheni dhe të shoqëroheni.
/News31