ZODIAC 1 Dhjetor 2022, 17:13

Si do të nisë muaji dhjetor për çdo shenjë të Horoskopit?

Si do të nisë muaji dhjetor për çdo shenjë të

Muaj i ri, kismet i ri, parashikim i ri për cdo shenjë të Horoskopit, teksa yjet kanë rezervuar plot të reja për këtë fillim dhjetorit, të cilat mund t'i lexoni më poshtë.

Dashi

Nëse doni të blini tokë apo të investoni në pasuri të paluejtëshme yjet janë në anën tuaj. Mund të ketë shumë "sheqer dhe piper" në ditët e para të muajt, kështu që është mirë të mbështeteni tek yjet që do t'ju ndihmojnë dhe të përballeni me çdo gjë që ju hedh jeta. Harxhoni energjinë tuaj në atë që e bën "shpirtin tuaj të këndojë" dhe turma do t'ju ndjekë. Kujdesuni për shëndetin tuaj oral sepse nëse nuk jeni të kujdesshëm mund të keni probleme me dhëmbët.


Demi

Mos i shpërndani paratë tuaja për t’u bërë përshtypje të tjerëve, mbani në mend se keni disa përgjegjësi dhe njerëz për të ndihmuar, që janë më të rëndësishëm se sa t'i bëni përshtypje të huajve. Si një njeri që bën shumë pas familjes, ju duhet të rregulloni disa çështje familjare dhe do të zgjidhni disa punë për pjestarët e saj. Qëndroni jashtë çdo situate potencialisht të diskutueshme. Nga ana shëndetësore duhet të bëni kujdes, bëni një kontroll pasi mund të keni probleme me zemrën ose veshkat.

Binjakët

Përpiquni të vendosni një ekuilibër midis mundësive dhe aftësive tuaja. Nëse po planifikoni të blini një shtëpi, merrni kohën tuaj dhe mendoni para se të veproni. Mosmarrëveshjet janë pjesë e natyrshme e jetës, nuk ka nevojë të ndiheni keq për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni. Pozicioni i Saturnit tregon se do të arrini rezultate në disa gjëra që i keni pritur prej kohësh. Këtë muaj do të jeni të rrethuar nga buzëqeshja dhe lumturia.


Gaforrja

Merrni parasysh ndjenjat dhe ndjesitë emocionale që lidhen me shenjën tuaj. Marrëdhëniet tuaja do të forcohen falë të punuarit në mënyrë të zgjuar. Zgjidhni fjalët me kujdes dhe jini të sjellshëm me të dashurit tuaj, sepse familja është e vetmja ku mund të mbështetemi në kohë të vështira. Mundohuni të mbani një qëndrim pozitiv. Vetëbesimi juaj do të shpëtojë ditën!

Luani

Kujdes! Të qenit tepër bujar mund të çojë në borxhe, humbje të mëdha dhe madje edhe probleme ligjore, kështu që jini të vëmendshëm. Të kesh të drejtë është e rëndësishme, por mos harroni principet dhe sjelljen tuaj, kur merreni me ata që kanë bërë gabime. Përqendroni përpjekjet tuaja për t'i kryer punët në mënyrë korrekte dhe jini plotësisht të përkushtuar ndaj tyre.

Virgjëresha

Ju pëlqen të analizoni situatat, njerëzit dhe objektet rreth jush përpara se të arrini ndonjë përfundim. Përqendrohuni në cilësitë tuaja pozitive dhe mbani në mend se rastësia favorizon mendjen e përgatitur. Ka një mbledhje apo festë familjare dhe ka disa lajme të mira rrugës. Mos harroni se çelësi i suksesit është puna e vështirë dhe nuk ka rrugë të shkurtra. Nga ana shëndetësore, nëse nuk kujdeseni si duhet për sistemin tretës dhe zorrët, mund të keni probleme të vogla.


Peshorja

Mos harroni se intuita juaj mund të shërbejë si një "hartë udhëzuese" për rrugën që duhet të ndiqni. Mbani një qëndrim pozitiv për çështjen në fjalë dhe besojini vetes e pasionit tuaj. Mund të merrni disa të ftuar të cilët nuk ju pëlqejnë, por mos u shqetësoni sepse gjërat duket se po shkojnë mirë me familjen. Nëse dëshironi një ngritje në detyrë, përgatituni, sepse do ta merrni së shpejti. Kujdesuni për atë që hani.

Akrepi

Dielli që kalon në shenjën tuaj tregon fillimin e kohëve më të mira përpara. Ju mund të humbni pasurinë tuaj si rezultat i një gabimi vërtetë të pafajshëm ose një vendimi të nxituar, por mbajeni kokën lart dhe vazhdoni përpara. Është koha që retë të ikin dhe dielli të shkëlqejë në jetën tuaj personale, pasi do të shërohen plagët e vjetra të zemrës tuaj. Gjërat që më parë ishin “të pasigurta” duket se janë zgjidhur. Mos harroni të vazhdoni punën e mirë dhe të shmangni të qenit dembel.


Shigjetari

Si një shenjë zjarri, energjia juaj shpreh forcën tuaj. Situata juaj financiare përshkruhet më së miri si “asgjë për të humbur dhe asgjë për të fituar”. Kohë të bukura për ju teksa do të merrni një lajm shumë të mirë nga një anëtar i ngushtë i familjes. Në vend që të dëgjoni këshilla, përpiquni të gjeni pasionin tuaj të vërtetë dhe do t'i bëni përshtyje dikujt me punën, pasionin dhe përkushtimin tuaj. Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është pak pushim për t’u freskuar.

Bricjapi

Është koha për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të ecur vetëm. Ju mund të dëshironi të bëni një blerje të madhe, por mos jini shumë të pangopur. Do të hasni mundësi për të ngjitur shkallët e suksesit. Ndjenja juaj e “përgjegjësisë” është e vetmja gjë që i bën të dashurit tuaj të bien kokë e këmbë për ju. Ata që kërkojnë punë me siguri do të shohin disa rezultate pozitive së shpejti. Kushtojini vëmendje zakoneve dhe orarit tuaj të të ngrënit.

Ujori

Ju pëlqen të mendoheni shumë dhe kënaqeni me zgjidhjen e mistereve dhe problemeve deri në thelbin e tyre. Investimi në pasuri të paluajtshme mund të sjellë fitime të mëdha dhe të rrisë ndjeshëm të ardhurat tuaja. Shmangni bisedat e panevojshme dhe krijoni zakonin e injorimit të gjërave. Punoni shumë dhe mendoni në mënyrë strategjike për të thyer të gjitha barrierat në punë. Të hash ushqimet e duhura, të ushtrohesh dhe të qëndrosh në formë, qëllimi juaj i ri tani po bën magjinë e saj dhe po ju afron me pozitivitetin dhe zgjimin shpirtëror.

Peshqit

Duke u fokusuar në aftësitë tuaja të natyrshme, do të jeni një "magnet" për gjërat pozitive. Merrni një moment për të vlerësuar udhëtimin që po bëni dhe më pas pranoni cdo vlerësim që merrni. Bëjeni shtëpinë tuaj një vend ku mund të merret e jepet vetëm dashuri, kujdes dhe respekt. Suksesi që kërkoni është shumë afër, por duhet të mbani mend pikat e forta dhe aftësitë tuaja. Në ditët e ngarkuara, përpiquni të ruani nivelin tuaj të energjisë dhe shmangni pijet e ftohta.

/News31