Si do jetë 2022 në dashuri? Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë të horoskopit
Pavarësisht nëse jeni beqar/e dhe po kërkoni për dikë, po mendoni për ndarjen ose po shpresoni ta çoni marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër, viti i ri ju jep mundësinë të bëni goxha hapa para në jetën tuaj të dashurisë. Nëse doni të dini se çfarë parashikojnë yjet për jetën tuaj romantike, astrologia Clarisse Monahan ka treguar se çfarë mund të presë çdo shenjë e zodiakut gjatë 2022. Krahasuar me 2021-shin, do të jetë një vit premtues për shumë shenja.
DASHI
Për Dashin, periudha nga maji deri në tetor do të jetë tejet e ëmbël. Gjatë kësaj periudhe "Zoti i fatit" Jupiteri do lidhet me shenjën tuaj, duke nxjerrë në pah vlerat tuaja. Vetëvlerësimi dhe qetësia do të rriten këto muaj. Do të ndiheni të bekuar dhe vetëvlerësimi juaj do të jetë i lartë, kështu që ka shumë mundësi që të keni një verë të nxehtë plot romancë në 2022.
DEMI
Urani do sjellë një energji interesante për demat. Monahan rekomandon të tregoheni të hapur për takime me persona të ndryshëm nga ju. Nëse jeni të prirur drejt njerëzve që merren me sport, provoni këtë vit të dilni me adhurues të jazz-it. Energjia e Uranit dëshiron që ju të shkoni kundër idealeve që keni vendosur dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë.
BINJAKËT
Bëni atë që duhet të bëni në lidhje me dashurinë dhe takimet në fillim të vitit. Sipas Monahan, tremujori i fundit i vitit mund të jetë paksa sfidues. Marsi luftarak shkon retrogradë në shenjën tuaj më 30 tetor. Këshilla e saj më e mirë? Bëni më të mirën gjatë muajve të dimrit, pranverës dhe verës. Sapo të vijë vjeshta, thjesht relaksohuni dhe lërini gjërat të ndodhin.
GAFORRJA
Gaforret vdesin të rrinë në shtëpi, por nëse jeni duke kërkuar dashuri, jini të hapur ndaj mundësive për t'u larguar prej saj. "Me Jupiterin-në-Peshqit për pjesën më të madhe të vitit, rezervoni një udhëtim sepse mund t'ju sjellë fat në dashuri," thotë Monahan. "Mendoni për vendet oqeanike, pasi energjia e Peshqve po theksohet."
LUANI
Në vitin 2022, Luanët beqarë do të jenë gati të gjejnë dikë me të cilin do të mbledhin mendjen. Nëse jeni në një lidhje, do të dëshironi t'i çoni gjërat në një nivel tjetër. Sipas Monahan, dashuria ka një ton më serioz për ju këtë vit me Saturnin, planetin e punës së palodhur dhe disiplinës, i cili qëndron në zonën tuaj të marrëdhënies. "Ju do të tërhiqeni drejt partnerëve dhe njerëzve që ju vendosin në plan të parë," thotë ajo. “Ky mund të jetë gjithashtu një vit i formalizimit të gjërave: fejesa, transferime etj. Saturnit i do formalitetet, kontratat, strukturën.”
VIRGJËRESHA
Me fat ju, Virgjëreshat! Sipas Monahan, shenja juaj ka një nga pikëpamjet më të mira për dashurinë në vitin 2022, pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, do të jetë në zonën tuaj të marrëdhënies. "Prisni të lidheni më shumë me njerëzit e dashur ose të fusni njerëz të rinj në zemrën tuaj," thotë ajo. "Jupiteri do të kërkojë të pasurojë jetën tuaj me ngjyra dhe romancë."
PESHORJA
Peshoreve u pëlqen të dashurohen më shumë se çdo gjë tjetër dhe viti 2022 duket i mirë për këtë gjë. “Saturni e do jetëgjatësinë, kështu që ju do të mendoni më shumë për gjëra afatgjata”, thotë Monahan. "Unazat e Saturnit mund të jenë të barabarta me unazat e martesës." Dashuria do të jetë në ajër në fillim të marsit si Venusi dhe Marsi dhe do të lidhen në shenjën tuaj të ajrit, Ujorin. Nëse jeni në një lidhje, prisni shumë dashuri.
AKREPI
Akrepët priren t'i marrin shumë seriozisht takimet dhe marrëdhëniet e reja. Ju do të jeni të hapur për t'u argëtuar më shumë në vitin 2022. “Jo vetëm që eklipset bien në shenjën tuaj këtë vit (dhe eklipset gjithmonë sjellin energji të re), por Jupiteri, planeti më i madh i zgjerimit, prosperiteti dhe bujarisë kalon në shtëpinë tuaj të romancës”, thotë Monahan. "Ky është një vit i mrekullueshëm për t'u argëtuar më shumë." Mund të takoni dikë që nxjerr në pah një anë tjetër tuajën, atë që ju pëlqen vërtet.
SHIGJETARI
Kur planeti juaj sundues Jupiter do kalojë një vit të mirë, edhe ju gjithashtu do të keni një vit të mirë. Sipas Monahan, Jupiteri do t'ju ndihmojë shumë në vitin 2022. "Jupiteri dëshiron të zgjerojë botën tuaj," thotë ajo. “Shumë Shigjetarë do t'i çojnë gjërat në një nivel tjetër. Kur Jupiteri rrezikdashës është në një pozicion të fortë si ky, zakonisht do të thotë se më shumë se kurrë është mirë që ju të përkushtoheni ndaj dashurisë.”
BRICJAPI
Për Bricjapin, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj për tremujorin e parë të vitit. Kur kjo të ndodhë, ju mund të prisni fat në dashuri. “Fillimi i vitit mund të jetë më shumë për të parë përpara, pasi Venusi do të jetë retrogradë për një kohë të shkurtër.” Nga fundi i janarit deri në fillim të marsit, mund ta gjeni veten duke takuar dikë të ri nëse jeni beqar, ose duke u lidhur me partnerin tuaj në një nivel më të thellë nëse jeni në një lidhje.
UJORI
Për Ujorin, Saturni do të jetë në shenjën tuaj, gjë që mund ta bëjë dashurinë paksa më kufizuese. Nëse jeni duke kërkuar për një lidhje, mund të zbuloni se nuk po takoni njerëzit e duhur. Nëse jeni tashmë në një lidhje, mund të ndiheni sikur marrëdhënia juaj nuk po shkon askund. Në vend që të përpiqeni për ndonjë ndryshim të madh, Monahan sugjeron të qartësoni planet tuaja afatgjata emocionale. "thotë ajo. "Saturnit i pëlqen një strategji e mirë."
PESHQIT
Në vitin 2022, Peshqit do të kenë shumë fat në çështjet e zemrës. Në fakt, Monahan thotë: "Potenciali i madh romantik lidhet me planetin tuaj sundues, Jupiterin, që do jetë në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të vitit." Do të jetë periudha për të krijuar lidhje të thella me njerëz të rinj; nuk është një vit për "ujëra të cekët". Sipas Monahan, do të gërmoni pak më thellë për të gjetur lidhje që do të zgjasin.
/News31