Shenjat më me fat të Horoskopit për muajin maj!

Çdo muaj ka padyshim surpriza, ngjarje të këndshme dhe të pakëndshme për cdo shenjë të horoskopit dhe e njëjta gjë vlen edhe për majin, që vjen për pak ditë. Kështu, edhe ky muaj do të sforcojë disa prej shenjave, por do t’i lumturojë të tjerët e nëse i përkisni shenjave të mëposhtme dijeni se keni fatin në krahun tuaj. Edhe pse duket se në maj, nuk do të jenë të shumta shenjat që do t'i buzëqeshë fati.
Gaforrja
Po Gaforre, ju jeni një nga shenjat me fat të majit, kryesisht sepse do të keni Venusin mbi vete pothuajse gjatë gjithë muajit, që do të bëjë të keni momente të bukura, do t’ju rrisë sharmin, do të ndikojë t’ju japin dhurata të cmuara dhe sigurisht mundësinë për të përmirësuar jetën tuaj personale, për ta mbushur atë me momente speciale dhe me njerëz që ju duan dhe kujdesen për ju. Nga ana tjetër, nga data 20 do të keni edhe Marsin në Luan, në shtëpinë tuaj të 2- të që do të nxjerrë në pah seksualitetin dhe dëshirat tuaja të forta, të cilat nëse bëheni më të guximshëm do t’i realizoni.
Demi
Ti Dem, deri në datën 7 e ke Venusin në shtëpinë tënde të 2-të, duke të sjellë para. Më e mira, megjithatë, vjen pas dhjetë ditëve të para të muajit, më saktësisht nga data 17 e në vazhdim, kur Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj. Nëse përjashtoni ditën e parë dhe datën 20, gjithçka do t’ju vijë lehtësisht dhe me bollëk, kështu që vazhdoni dhe shijoni!
Bricjapi
Maji fillon me kushtet më të mira për ju në 10 ditët e para, teksa Venusi do t’ju ofroj mundësi nga më të ndryshmet e gjithashtu do ju sjellë dikë në jetën tuaj. A nuk ju mjaftojnë këto? Okay, më 17 Jupiteri shkon në shtëpinë tuaj të 5-të diellore, gjë që do t’ju bëjë më kreativ dhe më të sigurt në vetvete. Mund të keni edhe një fëmijë nëse dëshironi, të bëni një lëvizje investimi, të nisni një sipërmarrje biznesi ose do keni fitime nga lojërat e fatit. Edhe pse nuk i këshillojmë këto të fundit, ta keni parasysh.
Dashi
Ti ke një yll dhe kjo do dali në pah në maj! Përveç Venusit në Gaforre dhe shtëpisë tuaj të 4-të që do t’ju ndihmojë të rinovoni shtëpinë tuaj aktuale, të forconi marrëdhëniet me të dashurit tuaj dhe të zgjidhni çështjet e pasurive të paluajtshme (madje edhe blerjen ose marrjen me qira), më datën 17 Jupiteri do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të 2-të, kështu që atëherë do të keni para dhe do të mbyllen marrëveshje në favorin tuaj, marrëveshje këto që do të plotësojnë dëshirat tuaja. Do të keni edhe një shpërblim romantik në këtë muaj!
Peshorja
Meqë Jupiteri lë shtëpinë e 7-të tuajën dhe shkon në shtëpinë tënde të 8-te diellore, kjo do t'ju bëjë bëjë më tërheqës. Nuk do të ketë asnjë planet që do t’ju prishë gëzimin, ndaj përgatituni për një periudhë të paharrueshme nga data 17 e në vazhdim, më shumë mundësi për t’u rikuperuar financiarisht dhe seksualisht. Shikoni mundësitë për të bërë një zgjidhje ose marrëveshje të favorshme nëse keni borxhe, ndërsa nëse një person ju ofron dicka, lini ndjenjat tuaja të flasin dhe do merrni atë që dëshironi.
/News31