ZODIAC 26 Dhjetor 2022, 22:47

Shenjat e Horoskopit që mund të rikthehen në krahët e ish-it në vitin 2023

Shenjat e Horoskopit që mund të rikthehen në krahët e ish-it

Nëse i përkisni një prej shenjave që do t’ju zbulojmë pak më poshtë, atëherë dijeni se ka shumë gjasa që në vitin 2023 të përpiqeni të ribashkoheni me një ish-in tuaj, pra jo detyrimisht me ish-in e fundit. Cfare do të thotë kjo? Që do ta kërkoni dhe do bëni të gjitha lëvizjet e nevojshme për të qenë sërish bashkë, megjithatë nëse ai/ajo do t’ju pranojë apo jo, është një çështje tjetër e varet historia juaj. Gjithsesi le të nisim dhe gjërat e para, të parat:

Janë dy planetë “përgjegjës” për rikthimin tek ish-at dhe këta janë Mërkuri dhe natyrisht Venusi, që lidhet kryesisht me jetën tonë të dashurisë. Gjatë periudhës kur këta dy planetë do të jenë retrogradë në disa shenja specifike, atëherë do të shohim më shumë kthime tek ish-at nga këto shenjat. 

Kështu nisim me Mërkurin dhe retrogradi i parë i tij do të ndodhë nga 22/04/2023 deri më 15/05/2023, në Dem. Pra, siç e kuptoni, ata që do të mendojnë dhe do të kërkojnë ish-et janë Demat, por edhe Bricjapi që do të ketë Merkurin në shtëpinë e tyre të 1-rë dhe të 5-të. Janë ata që do të marrin iniciativën për të dërguar një mesazh, për të bërë një telefonatë, apo edhe për t’u shfaqur papritur para ish-it për t’i kërkuar të kthehen në jetën e tyre.

Retrogradi tjetër i Mërkurit është nga 25/08/2023 deri më 16/09/2023. Kështu, Virgjëreshat preken drejtpërdrejt, por dhe Demi (sërish), i cili do ta ketë Mërkurin në shtëpinë e tij të parë dhe tjetrin në shtëpinë e tyre të 5-të. Kjo do të thotë se do të ketë një rikthim me siguri.

Retrogradi i tretë dhe i fundit i Mërkurit gjatë vitit do të jetë nga data 14/12/2023 deri në 2/01/2024. Kështu, Bricjapët dhe Virgjëreshat do të jenë të preferuarit e periudhës për të rikthyer dhe për të ndjekur një dashuri të vjetër. Këto janë shenja që përgjithësisht kanë një ego dhe vështirë se e “shkelin" atë për të kërkuar një rilidhje, ndaj nëse merrni një mesazh prej tyre, dijeni se ata me siguri e mendojnë atë që thonë dhe e nënkuptojnë vërtet kur duan të kthehen.

Të fundit, por jo më pak të rëndësishëm në listën tonë janë Luanët dhe Shigjetarët. Këto dy shenja do të shtyhen të rikthehen kur të fillojnë të marrin ndikimin e Venusit retrograde nga data 24/07/2023 deri në 04/09/2023. Luanët krenarë do të pretendojnë një dashuri të vjetër në mënyrën e tyre. Sa i përket Shigjetarit, për ta rikthimi do të jetë më i lehtë, sepse janë edhe personazhe më të relaksuar dhe qartësisht nuk kanë egon e Luanit. 

/News31