ZODIAC 4 Shkurt 2023, 12:56

Shenjat e Horoskopit që me shumë mundësi do të gjejnë dashurinë në shkurt

Shenjat e Horoskopit që me shumë mundësi do të gjejnë

Për disa shenja të Horoskopit, muaji shkurt do të jetë periudha më me fat e tyre në dashuri dhe kjo sepse kalimi i Afërditës përmes shenjës së Peshqve, pritet të ringrejë marrëdhëniet, po ashtu të nxisë nevojën për shoqëri dhe sigurisht, të ofrojë momente plot romancë.  Sidomos në fund të muajit, më saktësisht në 20/02, Afërdita kalon nga Dashi dhe bashkon forcat me Dian, planetin e fatit dhe mundësive, duke krijuar kushtet ideale për një njohje të re ose një person të ri që mund të ndryshojë fatin tuaj. Gjithsesi, le t'i hedhim një sy shenjave që me shumë gjasë do të gjejnë dashurinë në shkurt:

Shigjetari

I përkisni shenjave më me fat për dashurinë jo vetëm në shkurt, por edhe në përgjithësi gjatë gjithë vitit 2023. Megjithatë, ky muaj pritet t’ju dhurojë momente të këndshme, plot pasion. Në fillim të muajit nuk do të mungojnë mundësitë për të njohur njerëz të rinj, do të merrni lajme të gëzuara, ndërsa nuk do të mungojnë flirtet dhe humori romantik. Më shumë fat do të keni nga data 20 e muajit, sic edhe e përmendëm, kur Afërdita do të kalojë në shenjën e Dashit e së bashku me Jupiterin do t’ju ofrojnë këndvështrime të reja dhe emocione të mëdha në lidhjet e dashurisë.

Dashi

Ju jeni protagonistët e muajit shkurt dhe kjo sepse në shenjën tuaj keni Jupiterin, që t’ju sjellë fat dhe realizimin e çdo dëshire. Nevoja juaj bazë është të ecni përpara, të nisni një fillim të ri, të rinovoni jetën tuaj dhe sigurisht emocionet tuaja. Me Jupiterin "në krah", do të keni mundësi të reja për emocionet tuaja, që do ju bëjnë të shpëtoni nga pasiviteti apo edhe nga rutina. Zhvillimet e shkurtit janë shumë të shpejta, për shkak se ju vetë do të jeni më aktivë duke ndjekur atë që dëshironi, po ashtu edhe sepse do ju jepen mundësitë për të pushtuar atë që i keni vënë syrin. 

Peshorja

Skenari astrologjik tregon se shkurti do të jetë një muaj kyç për jetën tuaj të dashurisë, Peshore. Deri në datën 5 të muajit parashikohet një fillim i ri emocional apo një rinovim romantik për ju që keni lindur në fund të shtatorit, ndërsa gjatë muajit, Jupiteri te Dashi ofron mundësi për zhvillim marrëdhënieje, përkushtim, shoqëri apo edhe perspektivën e një martese. Kalimi i Saturnit nga Ujori ju ndihmon të strukturoni marrëdhëniet tuaja në një mënyrë më të pjekur dhe më të përgjegjshme, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën që keni. Momente më fatlume priten nga data 20 shkurt e në vazhdim.

/News31