Shenjat e Horoskopit që do të preken dhe do përjetojnë ndryshime nga Hëna e Plotë e majit!

Eklipsi i dytë i vitit është afër, teksa në datën 5 maj (nesër) do të ndodhë Hëna e Plotë në aksin Akrep-Dem. Si gjithmonë në këto raste, Hëna do të sjellë mjaft ndryshime dhe do të trazojë ujërat e Zodiakut. Për shembull, pritet që situatat dhe ndjenjat e nisura në periudhën e mëparshme të kulmojnë, ndërkohë që do të ketë shumë ndryshime si në fushën profesionale ashtu edhe në atë romantike. Përveç kësaj, shenjat do të ndihen mjaft të ngarkuara sidomos në marrëdhëniet e tyre personale, ndërsa ndjenjat e zhgënjimit dhe presionit do të bëhen më intensive. Në përgjithësi për to do të krijohet ndjesia se duhet të marrin vendime të menjëhershme për disa çështje, por nga ana tjetër do të kenë mundësinë të bëjnë një sqarim shumë të nevojshëm me personat që kanë zgjedhur të kenë në krah. Përveç kësaj, do të vënë në rresht atë/ato që i shqetëson dhe do të marrin vendime të rëndësishme për qëllimet dhe dëshirat e tyre.
Ndryshimet dhe rollercoaster-in e emocioneve që shpjeguam më lartë do e "vuajnë" kryesisht dy shenja të Horoskopit dhe ato janë:
Akrepi
Akrepat janë ndër shenjat që do të preken më shumë nga Hëna e Plotë e dytë dhe do të përjetojnë shumë ndryshime në disa fusha të jetës. Ata do të kalojnë një periudhë të vështirë gjatë së cilës do të qartësojnë përfundimisht marrëdhëniet, si ato romantike, ashtu edhe ato profesionale, ndërsa do të lënë mënjanë personat që në fakt po i ndiqnin. Përveç kësaj, pritet të kalojnë një periudhë kur do ta kenë shumë të vështirë të menaxhojnë humbjet, por mos kini merak! Më vonë do të kuptoni se ishte e nevojshme të ndaheshit nga disa njerëz për të takuar të tjerë, që do t’i çojnë në lumturi e vërtetë.
Ujori
Ata janë gjithashtu ndër shenjat e Horoskopit që do të pësojnë shumë ndryshime, sidomos në sektorin e tyre profesional dhe financiar, ndërsa do të kalojë një periudhë kur do të ketë shumë tronditje. Në veçanti, ka mundësi që të ketë shkurtim të stafit në punën e tyre ose të fillojë një projekt i ri i cili do të kërkojë më shumë kohë dhe do të rrisë përgjegjësitë e tyre, por në të njëjtën kohë do të rrisë edhe financat e tyre.
/News31