Shenjat e Horoskopit që do të përballen me vështirësi dhe pengesa në ditët në vijim!

Ldhja e formuar nga Dielli me Uranin në Dem më 9 maj, por edhe bashkimi i Merkurit retrograd në Dem me Saturnin te Peshqit në datën 12 të muajit, na bëjnë thirrje për t'u larguar nga mendimet e gjërave që i konsideronim të sigurta dhe të rikthehemi për të parë gjërat që i kemi supozuar të përfunduara. Nga data 14 e muajit e në vazhdim Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë duke kontribuar kështu në qetësinë tonë dhe në zgjidhjen e rasteve të vështira e duke i lexuar të gjithë këto lëvizje astrologjike mund të mendoni se na presin ditë pozitive. E vërtetë, por ka shenja të Zodiakut që nuk do të perjetojnë momente edhe aq të mira në periudhën në vazhdim dhe janë si më poshtë:
Gaforrja
Mesazhet e kësaj jave që po lemë pas janë të paqarta, pasi i përkisni si shenjave më me fat ashtu edhe atyre më të pafata. Fiks sic është shenja juaj me luhatjet që keni. Shumë çështje për të menduar do të lindin këto ditë, të cilat mund edhe t’ju ngatërrojnë dhe ndoshta do t’ju zemërojnë. Ju mund të mendoni se dikush po ju saboton ose po "kërcënon" marrëdhënien tuaj, por mund të rezultojë se partneri juaj nuk është plotësisht i sinqertë me ju, megjithatë jo për arsyet që mendoni. Në çdo rast, mos lejoni që mendimet e këqija t’ju rrëzojnë. Ruani qetësinë dhe mendoni logjikisht. Perceptimi është gjithçka.
Bricjapi
Ju mund të ndjeni një krizë të vogël ekzistenciale këto ditë. Do pyesni veten se cili është kuptimi i jetës dhe pse nuk e keni gjetur ende. Me pesimizmin që ju karakterizon, negativiteti do të mbizotërojë këto ditë, për pasojë kontaktet tuaja do të mbeten pas dhe mendimet e këqija do t’ju pushtojnë. Qëndroni të fortë dhe të palëkundur në qëllimet tuaja dhe do të keni sukses.
Peshqit
Këto ditë për ju do jenë "ditët e rishikimit". Është koha për të lënë pas atë që ju rëndon dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëni. Nuk është e lehtë pasi do të shpenzoni kohë për diçka që mendonit se kishte përfunduar, por duhet ta bëni këtë për të ecur përpara. Duke pritur për rezultatet e veprimeve tuaja, po ashtu prisni diçka të papritur që do të ndryshojë mënyrën se si mendoni në përgjithësi.
/News31