Shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat në muajin mars!

Sot i themi zyrtarisht "lamtumirë" muajit shkurt, një muaj që në fakt kaloi relativisht shpejt dhe mjaftueshëm lehtë për të gjitha shenjat. Tani, me hyrjen e marsit le të shohim se cilët do të jenë përfaqësuesit e Zodiakut që do të kenë fatin në anën e tyre:
Dashi
Ka ardhur momenti për t’i shprehur si ndiheni personit që ju intereson. Afërdita është në shenjën tuaj deri më 16 mars dhe ju favorizon si në aspektin romantik ashtu edhe në atë financiar. Do ketë pak presion nga ana profesionale, gjë që do t'i bëjë shumë mirë dinamizmit tuaj gjithsesi.
Ujori
Afërdita ishte në Ujor në shkurt, ndërsa Saturni largohet dhe hyn te Peshqit në mars, që do të thotë se do të jënë 2 muaj rrjesht të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Këto ngjarje astrologjike përfaqësojnë një ndryshim të madh. Një ndryshim që i ndihmon Ujorët të mos ndihen të kufizuar, por edhe nëse nuk duket qartë tani, pak më vonë do të keni mundësinë të keni takime romantike dhe të shihni zhvillimin e karrierës suaj. Për të arritur qëllimet tuaja duhet të organizoni mirë mendimet dhe të mos devijoni nga planifikimi juaj.
Peshqit
Sfida dhe shqetësime do të ketë këtë muaj, por vetëm për mirë. Flisni për planet tuaja, bëni shëtitje, takoni njerëz, por edhe mbani distancën e nevojshme. Ndiqni rrjedhën e zhvillimeve. Saturni kalon në shenjën tuaj duke sjellë ndryshime, të cilat mund t’i perceptoni si të pakëndshme në fillim, por do të shihni se gjithçka është bërë në interesin tuaj më të mirë.
/News31