Shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri gjatë qershorit!

Vera erdhi, temperaturat po rriten dhe dashuria është në ajër! E këtë nuk e themi kot, sepse qershori është muaji kur Venusi dhe Marsi do të lëvizin në shenjën "e zjarrtë" të Luanit, duke ndezur pasione të forta dashurie dhe emocione të mëdha! Për këtë arsye të gjitha e gjithë jeta dashurore e shenjave të Horoskopit do të preket, por disa prej tyre, më saktësisht 4, do të kenë pak më shumë fat në dashuri. Këto shenja janë:
Luani
Pas një kohe të gjatë pritjeje, momenti juaj ka mbërritur dhe do të “shkëlqeni” nga kënaqësia e dashurisë, pasi në qershor hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të nënkuptojë aktivizimin e jetës tuaj emocionale. Ky planet do të qëndrojë në shenjën tuaj për 4 muaj të plotë, duke nxjerrë në pah të gjitha çështjet e zemrës, sidomos në qershor kur do të ketë si shoqërues edhe Marsin, që me siguri do të ndihmojë të ketë momente të zjarrta pasioni që do ju zgjojnë nga "gjumi" në të cilin kishit rënë. Gjithsesi, kushtojini vëmendje zgjedhjeve tuaja, mos nxitoni të gjykoni apo vendosni se çfarë është e drejtë apo çfarë është e gabuar, çfarë dëshiron dhe çfarë jo, përveç kësaj, dashuria që vjen është e paparashikueshme, e paqëndrueshme, jokonvencionale e ndonjëherë, edhe e çuditshme!
Ujori
Sado që dëshironi të jeni të qetë dhe pa probleme dashurie në kokë, fillimi i verës premton të jetë mjaft "i nxehtë" në sektorin e dashurisë! Marsi është zhvendosur në shenjën e Luanit, duke ndezur pasioni në jetën e dashurisë, pasi në datën 6, kalimi i Venusit në të njëjtën shenjë, sigurisht që do të shtojë dëshirën për bashkim dhe shoqëri! Dashuria do ju rrethojë dhe do ju "pushtojë", sidomos gjatë muajit të parë të verë. Me pak fjale dashuria nuk ndalet së qeni pranë jush dhe ju do të kërkon të bëni kthesën personale në këtë drejtim.
Dashi
Jo vetëm që do të keni një favorizimi sa i takon emocioneve në qershor, por do të merrni “kohën" tuaj dhe askush nuk t'jua heqë këtë mundësi. Qershori fillon me sundimtarin e shenjës suaj, planetin Mars, në Luan dhe shtëpia e 5- të e tabelës suaj astrologjike, e cila përfaqëson dashurinë, është literalisht "në zjarr". Do mund edhe të drejtoheni nga epshi dhe jeni emocionalisht kërkues! Në datën 6 edhe Venusi kalon në të njëjtën shenjë dhe që atëherë fillon kënaqësia dhe argëtimi në dashuri! Flirtimi, pritshmëritë e reja romantike, rindezja e jetës emocionale ju bëjnë të jetoni momentet e para të verës me epsh! Ditët e fundit të qershorit priten të jenë më me fat, e rëndësishme është të mos ndaheni dhe të shtyni vendimet në lidhje me jetën tuaj të dashurisë!
Bricjapi
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, në listën e atyre më me fat sa i takon dashurisë për qershorin… Hapet një muaj me fat për dashurinë, ku atë që do vërtet emocionalisht, do të mund ta kesh. Ju do ta mirëprisni qershorin me butësi, ngrohtësi, dashuri, një lëvizje me partnerin ose një njohje që do t’ju zgjojë instinktin romantik. Urani në Dem gjatë muajit ju vë në aventura të papritura dashurie që duket se ju tundojnë!
/News31