ZODIAC 23 Janar 2023, 18:06

Shenjat e Horoskopit më me fat dhe më pa fat të kësaj jave!

Shenjat e Horoskopit më me fat dhe më pa fat të kësaj jave!

Një javë e re do të thotë një fillim i ri dhe synime të reja, të paktën për një periudhë të shkrutër, ndërsa për disa persona të tjerë do të thotë keqkuptime të vazhdueshme dhe vuajtje. Cilat shenja i përkasin kategorisë së parë, atyre me fat, dhe cilat kategorisë së dytë, atyre të pafatëve. 

Shenjat me fat të javës (nga 23 deri në 29 janar)

Binjakët

Më 24 janar, Jupiteri takohet me Diellin në shtëpinë tuaj të 11-të, atë të marrëdhënieve dhe partneriteteve. Pra, nëse keni një marrëveshje të re apo bashkëpunim në punë, gjërat po ecin shumë pozitivisht në këtë fushë. Mos ngurroni ta promovoni veten sa herë është e nevojshme. Sigurisht, me Venusin në shtëpinë tuaj të 10-të, nuk do të jetë e vështirë të lini përshtypje të mira kudo. Dielli do të takojë edhe Marsin në shenjën tuaj më 29 janar, gjë që jo vetëm do t’ju frymëzojë dhe motivojë, por gjithashtu do t’ju japë mundësinë perfekte për të besuar më shumë në aftësitë tuaja dhe në veten tuaj.

Gaforrja

Mos hezitoni për asgjë! Urani është në shtëpinë tuaj të komunikimit dhe Dielli është në Ujor. Shanset janë që me këtë kombinim të lidheni dhe të bashkëpunoni me këdo pa probleme. Jupiteri më 24 janar do të zhvendoset në shtëpinë që lidhet me karrierën tuaj dhe shumë prej jush mund të marrin një vendim spontan dhe të guximshëm. Një flirtim mund të nisë dicka të rëndësishme në jetën tuaj dashurore dhe qasja jo shumë e zakonshme e dikujt, mund të bëhet shkak për një surprizë të këndshme.

Ujori

Dielli kalon në shenjën tuaj dhe vrulli i sundimtarit tuaj, Uranit, ju shtyn të shfrytëzoni sa më shumë këtë javë dhe të gjitha aspektet pozitive të saj. Sa më shumë të jeni të gatshëm të përqafoni të vecantat tuaja, aq më shumë ka të ngjarë të keni sukses. Tani është shansi juaj për të bërë atë që ju ka pëlqyer gjithmonë: përdorni zërin tuaj për "të mirën e madhe". Plus, me Venusin që shkon tek Peshqit ëndërrimtarë dhe në shtëpinë tuaj të dytë të vlerave, financave dhe sigurisë më 26 janar, do të keni një takim pozitiv, si financiarisht ashtu edhe në aspektin e vetëbesimit.

Shenjat më të pafata të këtyre ditëve (nga 23 deri në 29 janar).

Demi

Planeti juaj në pushtet, Venusi, është në lidhje me Saturnin, një pozicion që ndikon shumë ju dhe të gjitha marrëdhëniet tuaja. Ju ndjeni presion dhe stres dhe nevojën për të qenë në mbrojtje kundër të gjithëve. Për të pasur sukses këtë javë, do t’ju duhet diplomaci dhe jo reagime të forta dhe impulsive. Në financa e ndjeni veten në presion të madh, edhe pse jeni të vetëdijshëm se puna e vështirë sjell të mira. 

Peshorja

Merrni pak kohë për të mbledhur mendimet tuaja në mënyrë që të gjeni edhe motivimin që ju mungon. Mundohuni të mos idealizoni situata ose njerëz pasi askush nuk është perfekt. Mendoni realisht për çdo fushë të jetës suaj, pa fajësuar gjithmonë të tjerët. Pjesa e vështirë në marrëdhënie është ta trajtosh tjetrin si të barabartë dhe të kuptosh se nuk je i vetmi me pasiguri dhe frikë. Hyrja e Venusit në shtëpinë e kujdesit personal më 26 janar, ndihmon në lehtësimin e tensioneve dhe ju ndihmon të mendoni me më shumë dhembshuri dhe qetësi, por edhe të kuptoni se nuk jeni vetëm.

Shigjetari

Ndihem keq? Ndoshta kjo është për shkak të hyrjes së Hënës tek Peshqit dhe në shtëpinë tuaj të katërt të familjes dhe emocioneve. Jeni më të ndjeshëm se zakonisht, prandaj sigurohuni që t'i shihni gjërat në mënyrë sa më pozitive dhe të mos ndikoheni shumë. Gjithashtu, lidhja melankolike e javës së kaluar Venus-Saturn preku shtëpinë e tretë të mendjes tuaj dhe mjedisin e afërt. Pasojat e kësaj mund të bashkohen me rutinat tuaja të përditshme, veçanërisht në 28 janar gjatë tremujorit të parë të Hënës në Dem dhe të shkaktojnë një trishtim të përgjithshëm. Kjo, megjithatë, do të varet nga sa i qartë jeni me të dashurit tuaj.

/News31