
Produkti

Përpara jush, çiftet më "toksike" të Horoskopit!

Na ka ndodhur më shumë se 1 herë të përjetojmë një marrëdhënie toksike në jetën tonë, qoftë romantike apo thjesht miqësore. Një lidhje e tillë mjafton që ta bëjë një person, që përpiqet të mbetet optimist dhe i hapur ndaj të tjerëve, në fakt të jetë shumë i kujdesshëm dhe në "alarm" për atë që mund të vijë në jetën e tij. Ka shumë faktorë në fakt që mund të kontribuojnë që një person të jetë toksik në një marrëdhënie. Shenja e tij sigurisht është një prej tyre.
Cilat çifte e Aodiac-ut janë më toksike?
Dashi – Demi
Ata mund të bëhen miq shumë të mirë, por si çift nuk shkojnë. Nga njëra anë kemi Dashin që dëshiron të provojë gjëra të reja, është i pasionuar dhe është vazhdimisht në lëvizje e nga ana tjetër Demin që dashuron stabilitetin, rutinën e tij dhe kohën e mirë. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk toleron sugjerime dhe nuk synon të tërhiqet nga një debat. Këta të dy së bashku bëjnë një çift që japin këshilla, por nuk i pranojnë ato.
Binjakët – Virgjëresha
Fillimi i lidhjes së tyre do të jetë i mrekullueshëm. Kur kjo fazë kalon, atëherë situata bëhet e vështirë, madje më shumë se kaq. Binjakët janë ëndërrimtarë, të pavendosur dhe aventurierë. Virgjëresha, sic mund ta dini, e do prakticitetin dhe orarin. Sjellja e paparashikueshme e Binjakëve do ta lodhte së tepërmi Virgjëreshën. Këta të fundit kërkojnë përsosmërinë dhe të parët e pranojnë jetën ashtu siç u vjen. Marrëdhënia mes tyre vështirë se do të zgjasë, sado të mundohen.
Akrepi – Peshqit
Po, të dyja janë shenja uji, por kjo fatkeqësisht nuk mjafton. Emocionaliteti dhe xhelozia e tyre mund të arrijë pika varësie. Peshqit e fshehtë dhe ëndërrimtarë janë në kontrast me Akrepin, i cili shpesh kërkon vëmendjen e plotë të personit tjetër. Të dy janë në kërkim të një partneri për t’u dashuruar marrëzisht, por edhe pse mund të luftojnë për njëri-tjetrin, janë shumë të ndryshëm, sidomos në ndjenja. Sjellja shtytëse e Akrepëve i “mbyt” Peshqit, por ata do ta durojnë për të mirën e marrëdhënies. Akrepi i zgjuar do ta kuptojë këtë dhe do të fillojnë debatet. Asnjëri prej tyre nuk mund t’i përballojë, kështu që marrëdhënia do të përfundojë. Për të mirën e tyre!
/News31