Pas Mërkurit në retrogradë, këto shenja të Horoskopit do të shohin "ditë të bardha" këtë fundjavë!

Hyrja e Mërkurit në retrogradë, le të themi që ka lënë pasojat e veta në disa prej shenjave të Horoskopit. Ok le të mos e bëjmë më pak dramatike sec është, këto shenja në 3 javët e para të muajit shtator u përballën me probleme financiare, emocionale, shëndetësore, gjithashtu patën probleme edhe në punë, pra me pak fjalë mezi po presin të dalin nga kjo periudhë. E fati mund të jetë me ta sepse nisur nga kjo e premte, gjithçka do të niset të kthehet në normalitet dhe të oaktën 4 prej këtyre shenjave do të marrin dhurata të mëdha.
Cilat janë 4 shenjat e Horoskopit që do të shohin “ditë të bardha” këtë fundjavë?
1.Dashi, që duke nisur nga dita e sotme do të lënë pas të gjitha problemet e së shkuarës dhe si me magji, do t'u rikthehet gjithçka në pozitivitet. Ata që i përkasin kësaj shenje do të kalojnë një periudhë ëndrrash, ku do u përmirësohet ndjeshëm ana financiare, do të kenë rritje në karrierë, ndërsa beqarët do të kenë mundësinë të takojnë dashurinë e jetës.
2.Binjakët. Këtë fundjavë pritet të rikthehen në shkëlqimin e dikurshëm, ku çdo gjë që prekin do u kthehet në favor. Këtë fundjavë njerëzit e kësaj shenje pritet të kenë përmirësim të ndjeshëm të shëndetit, si dhe do të jenë mjaft të lumtur emocionalisht. Sa i përket anës financiare më në fund do të shohin dritë në fund të tunelit.
3.Akrepi. Kjo mund të quhet pa frikë edhe fundjava e Akrepit, pasi “thasë me para” pritet të shkojnë në drejtim të tyre. Megjithatë ata duhet të bëjnë ende pak kujdes sa i përket shëndetit, edhe pse kur ke lekët, të gjitha rregullohen. Apo jo?...
4.Ujori. Edhe ata që i përkasin kësaj shenje, nisur nga kjo e premte do të lënë pas të gjitha problemet, dhe do të rinisin gjithçka nga e para, ku fati do u buzëqeshë në të gjitha sferat e jetës.
/News31