ZODIAC 22 Korrik 2023, 13:43

Pa "drama" dhe emocione, këto janë shenjat më “të ftohta” të Horoskopit!

Pa "drama" dhe emocione, këto janë shenjat më

Janë disa shenja të Horoskopit që në përgjithësi janë shumë të ndjeshme dhe ekspresive dhe në rastin më të vogël i shprehin ndjenjat e tyre, ndaj njerëzve të afërt e jo vetëm. Është një tipar që ata e zhvillojnë që në moshë të re dhe në përgjithësi u pëlqen t’i shprehin ndjenjat e tyre qartë, pa turp apo hezitim. Prandaj, idealja për ta është të jenë rreth njerëzve që janë gjithashtu ekspresivë, në mënyrë që të mos ndihen kurrë të pasigurt.

Nga ana tjetër, disa shenja të tjera janë shumë të “ftohta” dhe pothuajse nuk ka gjasa t’i shprehin qartë ndjenjat e tyre. Është shumë e vështirë të flasësh ëmbël me ta, apo ta presësh këtë gjë prej tyre dhe në përgjithësi ata priren t’i perceptojnë gjërat me ftohtësi dhe racionalitet. Ata nuk preken kurrë, rrallë do të rrjedhë një lot nga sytë e tyre dhe kurrë nuk e shprehin gjithçka që ndjejnë. Ky është një qëndrim jetësor që ata nuk e bëjnë me qëllim, por shpesh krijon probleme në marrëdhëniet e tyre me ata që i rrethojnë.

Cilat janë këto shenja? I shohim bashkë:

Ujori

Ujorët janë shenja që shquhen për gjakftohtësinë dhe ekuilibrin në jetë, ndërkohë që janë gjithmonë mjaft të kursyer në fjalët dhe ndjenjat e tyre. Kështu, ata konsiderohen si më të ftohtët e Zodiakut, ndërkohë që e kanë të vështirë të tregojnë ndjenjat e tyre qoftë me veprime apo edhe me fjalë. Ky nuk është problem, përveç nëse njerëzit rreth tyre duan një sjellje të ndryshme dhe kështu nisin ankimet dhe problemet.

Bricjapi

Bricjapët e kanë shumë të vështirë të flasin hapur për ndjenjat e tyre, për pasojë duken vazhdimisht të ftohtë. Kjo është diçka që ata e kanë të lindur që në moshë të re dhe nuk e bëjnë me qëllim. Në realitet, ata mund të ndiejnë një stuhi emocionesh brenda, por gjithmonë do të duken të vdekur dhe të ftohtë.

/News31