Një fundjavë e mbushur me ndjesi të bukura, cilat janë shenjat me më shumë fat?


E qetë dhe intensive do të jetë kjo fundjavë për të gjitha shenjat e horoskopit. Venusi, Marsi dhe Mërkuri, Sekstilet e Uranit do të ofrojnë romancë, argëtim, shumë sugjerime dhe lajme të lumtura për të gjithë. Por në vecanti, 3 shenja do të jenë më me fat.
Demi
Kreativiteti, depërtimi dhe përkushtimi ndaj qëllimeve të reja. Këto janë tiparet e fundjavës për ju, me lëvizje planetare që favorizojnë ide të reja dhe lehtësojnë çështjet financiare. Shoqërueshmëria dhe disponimi juaj komunikues do të jenë në nivele të larta, gjë që do të përmirësojë marrëdhënien tuaj nëse jeni të fejuar ose sjellin shumë njohje të reja në rrugën tuaj.
Bricjapi
Ju presin surpriza të këndshme. Ambienti planetar duket ideal për të kaluar një dy ditë të mrekullueshme, romantike dhe sensuale me partnerin apo për t’u dhënë pas flirtit, njohjeve dhe interesimit të madh që merrni nga persona të ndryshëm. Sigurisht, nëse kjo ndodh kur jeni në një lidhje, duhet të bëni kujdes me hapin tuaj. Të dielën gjërat bëhen edhe më të mira, pasi do ndiheni të vlerësuar, ndërsa çdo problem familjar duket se është zgjidhur.
Ujori
Durimi dhe qasja juaj e pjekur ndaj situatave shpërblehet. Imazhi juaj social përmirësohet, ndërsa katrori i Mërkurit me Uranin mund të sjellë një mundësi në financa. Aspekti i Venusit në një sekstil me Marsin rrit shanset për njohje të reja, më shumë argëtim dhe arritjen e qëllimeve të reja.