ZODIAC 17 Dhjetor 2022, 14:19

Nëse e keni të vështirë të njihen me dikë "online", mund ta ketë fajin edhe shenja juaj e Horoskopit!

Nëse e keni të vështirë të njihen me dikë

Rrjetet sociale, aplikacionet e ndryshme dhe faqet e takimeve online janë një mënyrë shumë e mirë për të njohur e takuar njerëz të rinj, cka mund të të kursejë shumë kohë e mund kur vjen puna për të gjetur "atë". Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh gjysmën tënde në internet, madje nuk është asnjëherë e lehtë dhe kjo mund të vijë pasi, edhe pse disa mund të flirtojnë në mënyrë shumë komode online, ka të tjerë që nuk e bëjnë dot. Për këtë mund të ndikojë personaliteti juaj, kërkesat që keni ose thjesht shenja e Horoskopit që keni sepse mes të tjerash, personat që i përkasin këtyre shenjave të Zodiac-ut, e kanë shumë të vështirë të krijojnë dicka "online":

Dashi

Dashi është plot vetëbesim dhe i njeh mirë aftësitë e tij dhe po ashtu e di shumë mirë atë që dëshiron dhe e pretendon në çdo mënyrë. Sigurisht, kjo mund të sjellë disa vështirësi në kontaktin e tij të parë me një partner të ri sepse vetëbesimi i tij mund të perceptohet nga ana tjetër si egocentrizëm ose arrogancë. Ai zakonisht shkon direkt në tema që mund ta trembin personin tjetër dhe kjo nuk është aspak një cilësi që duhet të kesh kur flet me dikë në internet dhe e vetmja gjë që ata shohin janë mënyra si shprehesh. 

Akrepi

Akrepi dihet se e do seksin dhe zakonisht e zbulon këtë që në mesazhet e para. Ai mund të nisë ngadalë në fillim, zakonisht me ndonjë kompliment, por gjithmonë do të ketë një nënkuptim romantik të fshehur në çdo mesazh të tij. Nëse qëllimi i tij nuk është të gjejë diçka kalimtare, Akrepi është një partner shumë i përkushtuar dhe besnik në një marrëdhënie. Megjithatë, qasja e tij shumë seksuale zakonisht keqkuptohet në takimet e para, sidomos në mesazhet e para.

Ujori

Ujori intelektual dhe i kulturuar zakonisht ka një qasje unike dhe të veçantë ndaj mesazheve të tij të para, duke bërë që ai të keqkuptohet lehtësisht nga pala tjetër. Ujorit nuk i pëlqen aspak të humbasë kohë, ndaj mund të fillojë menjëherë me "marrjen në pyetje", për t’u siguruar që përshtatet me bashkëbiseduesin e tij dhe ndoshta kjo e vendos tjetrin në një pozitë të vështirë dhe të sikletshme.

/News31