Mos i besoni! Këto janë shenjat e Horoskopit që gënjejnë më shumë

Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një tendencë më të madhe për t'i qënduar pak larg së vërtetës, pra le të themi që nuk e preferojnë edhe aq. Asnjëri prej nesh nuk dëshiron të shihet si gënjeshtar, por për fat të keq ka plot raste kur nuk mundemi që ta themi gjithmonë të vërtetën. Disa nga ne mund ta bëjnë për shkak të pasigurisë, pse jo edhe për përfitime personale, ndërsa disa... vetëm për t'u argëtuar. Por cilat janë shenjat e Horoskopit që i "pëlqejnë" më shumë gënjeshtrat? Le t'i hedhim një sy:
Peshqit
E vërteta është se Peshqit janë dinakë dhe gënjeshtrat i përdorin për të shmangur ngatërresat dhe situatat që shpesh i vendosin në një pozicion të pakëndshëm. Në fakt, ata kur gënjejnë nuk ngurrojnë ta shohin tjetrin edhe drejt e në sy, për të qenë më bindës dhe për të dhënë ndonjë justifikim të besueshëm. Ruhuni nga ta!
Peshorja
Peshoret e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim të prerë dhe për shkak se shpesh debatojnë dhe kundërshtojnë, duke ndryshuar edhe fjalët, kanë reputacionin e një personi "me dy fytyra"". Ata gjithashtu priren të gënjejnë sepse duan të shkojnë mirë me të gjithë.
Binjakët
Binjakët e kanë namin si dinakë, duke kërkuar vazhdimisht të duken mirë në sytë e të tjerëve. Kjo është ajo që i bën ata të ndryshojnë fjalët e tyre sipas gjendjes në të cilën ndodhen dhe të bëhen të pasinqertë. Gjithashtu duket sikur e kanë gjithmonë në xhep justifikimin dhe gënjeshtrën, duke u justifikuar tek ata që i akuzojnë si gënjeshtarët më të mëdhenj të zodiakut.
/News31