ZODIAC 14 Janar 2022, 16:19

Mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre! Këto 3 shenja janë me egoistet e horoskopit

Mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre! Këto 3 shenja janë me

Përpara se t’i mësoni, duhet të sqarohemi, çdo shenjë në zodiak mund të jetë egoiste. Një Peshk vetëmohues mund të vuajë, të kujdeset për të tjerët vetëm sepse i bën ata të ndihen më mirë me veten. Edhe një Gaforre mund të sillet mirë me ju, sepse pret diçka në këmbim.

Por kur bëhet fjalë për këto tre shenja, egoizmi i tyre mund të ndihet nga një kilometër larg.

Dashi: Kur ai dëshiron diçka, më mirë mos u merrni me të

Dashi është në një konkurrencë të vazhdueshme me të gjithë . Mund të bëjë gjithçka për të marrë atë që do. Do të sakrifikojë miqësinë, do të distancohet nga të gjithë dhe nga gjithçka, sepse përqendrohet te fitorja. Një Dash me shumë vetëbesim është ndoshta i gatshëm dhe të pranojë se është egoist aty-këtu. Sidoqoftë, një Dash i pasigurt do të pretendojë se nuk është aspak egoist. Ai thjesht është “i vendosur” ose “duke luftuar për atë që është e drejtë”.

Sigurisht, jo të gjithë janë kaq egoistë. Ndonjëherë ata përdorin ambicien për të ndihmuar të tjerët dhe kur arrijnë majat, marrin me vete edhe njerëzit e dashur. Nëse takoni një Dash të tillë, mos e lini kurrë t’ju ikë.

Luani: Ata gjithmonë duhet të jenë në qendër të vëmendjes

Njihni njerëz që thjesht duhet të jenë në qendër të vëmendjes? Edhe nëse është radha e dikujt tjetër të shkëlqejë, ata do të gjejnë disi një mënyrë për të vjedhur një pjesë të vëmendjes. Në vend që të dëgjojnë dikë teksa flet, ata thjesht presin momentin e tyre për të folur. Epo, nuk do të habitesha nëse ai person do të ishte një Luan.

Ata mendojnë se gjithçka ka të bëjë me ta, sikur ata janë protagonistë dhe të tjerët thjesht personazhe plotësues. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, një Luan gjithmonë mendon se është “heroi”.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë Luanët janë kokëfortë egoistë. Ka disa që ndihen krenarë kur ndihmojnë të tjerët të kapërcejnë frikërat e tyre.

Virgjëresha: Ata kanë të drejtë dhe të gjithë të tjerët e kanë gabim

Virgjëreshat janë krenare në mënyrë qesharake. Ata janë perfeksionistë që e shohin veten si personi më inteligjent ndonjëherë. Të tjerët i dukej thjesht dembelë dhe të papërgjegjshëm. Ata besojnë se koha dhe përpjekja për të perfeksionuar veten, iu jep atyre të drejtën të kritikojnë të gjithë të tjerët.

Ata do t'ju gjykojnë pa kërkuar falje, duke vënë në dukje të metat tuaja sikur ata vetë nuk kanë të meta. Një Virgjëreshë pret që ju të ndryshoni, jo ajo. Bota duhet të ndryshojë për Virgjëreshën.

Kjo nuk do të thotë se Virgjëreshat nuk mund të jenë bujare. Është me të vërtetë kontradiktë: Virgjëresha mund të jetë sa vetëmohuese, edhe egoiste.

Burimi: Elite Daily
Përktheu dhe përshtati: News31