ZODIAC 24 Prill 2023, 17:44

Kjo javë do të ketë ndryshime të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

Kjo javë do të ketë ndryshime të mëdha për

Që prej datës 20 prill ka nisur kursi i Mërkurit në prapavijë tek Demi dhe ndikimi i tij, në të gjitha shenjat e Zoadiac-ut, do të zgjasë deri më 15 maj. Nisur nga kjo, por jo vetëm, disa aspekte të ditëve në vijim do të jenë intensive dhe prekin disa prej shenjave, më saktësisht 3 prej tyre, të cilat do të përjetojnë ndryshime karmike këtë javë, mes 24-30 prillit.

Demi

Ditët në vijim mund t'i quajmë "kërkuese", kryesisht në çështjet financiare. Eklipset krijojnë një mjedis të paqëndrueshëm, por futja e Diellit në Saturn do t’ju ndihmojë të merrni vendime serioze për jetën tuaj. Megjithatë, kjo nuk është periudha më e mirë për fillime të reja.

Luani

Mërkuri retrogradë ju prek kryesisht profesionalisht. Vonesat e keqkuptimet janë në rendin e ditës së gjithë kësaj jave. Në të njëjtën kohë do ju jepet mundësia për të nxjerrë në pah punën tuaj, edhe përmes sukseseve të kaluara, kështu që ka dicka pozitive.

Akrepi

Gjërat janë fluide për ju këtë javë në të gjitha fushat. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja personale, pasi ju dhe një person i rëndësishëm në jetën tuaj merrni do të vendime të mëdha. Kjo do të thotë që ose do ta çoni një marrëdhënie në fazën tjetër ose do të kuptoni se një rreth po mbyllet dhe do të filloni të distancoheni për të mbyllur një kapitull për mirë.

/News311