ZODIAC 3 Prill 2023, 17:32

Njihuni me 5 shenjat më ironike të Horoskopit!

Njihuni me 5 shenjat më ironike të Horoskopit!

Ironia mund të ofendojë dikë ose ta bëjë atë të qeshë, e vetmja gjë e sigurt është se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm kur e përdorin, kundër kujt dhe si zgjedhin ta bëjnë. Disa njerëz, megjithatë, e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se kur duhet të ndalojnë së bëri ironi me bashkëbiseduesit e tyre, ndërsa shenjat e mëposhtme të Horoskopit kanë "specializim" në komente sarkastike, të cilat mund t’i bëjnë fare lehtë, edhe me një buzëqeshje në fytyrë:

Demi

Demi mund të bëhet aq i sinqertë me ato që thotë saqë nuk e kupton kur e ka kaluar kufirin dhe e njëjta gjë vlen edhe për ndjenjën e ironisë. Ata nuk e kanë problem të thonë atë që të tjerët e kanë të vështirë të pranojnë dhe ta dëgjojnë, me humorin që mbizotëron në bisedat e tyre.

Binjakët

Binjakët janë lozonjarë, qesharakë dhe shumë të zgjuar. Gjuha e tyre, megjithatë, mund “të thyejë kockat". Ata shpesh përdorin sarkazëm për ta bërë personin tjetër të qeshë.

Akrepi

Ata duan të ngacmojnë miqtë e tyre dhe nuk përpiqen t’i shqetësojnë ose lëndojnë, kjo është një nga mënyrat e tyre e të krijuarit lidhje me të tjerët. Akrepët kanë humor të zi dhe komente sarkastike në xhepat e tyre si një “armë” për të qenë më afër me bashkëbiseduesin e tyre.

Bricjapi

Një gjë për të cilën Bricjapët nuk njihen është durimi i tyre me njerëzit e tjerë. Nga natyra ata janë mjaft të largët, madje edhe të thartë, mund të cilësohen edhe si pickues. Në fakt, është më e lehtë për ta të bëjnë një koment sarkastik sesa të thonë drejtpërdrejt atë që nënkuptojnë.

Ujori

Ju mund të habiteni nga prania e Ujorit në listë, por këta njerëz shumë të zgjuar me një sens unik humori, nuk kanë frikë të shprehen kur diçka i befason. Atyre u pëlqen të komentojnë të tjerët dhe ndonjëherë, përmes komenteve humoristike, tregojnë realitetin.

/News31