ZODIAC 4 Gusht 2023, 17:06

Këto do të jenë shenjat më pa fat të Horoskopit për muajin gusht!

Këto do të jenë shenjat më pa fat të Horoskopit

Ndërsa kalojmë Hënën e parë të plotë të këtij muaji, duhet të vendosim fokusin për të ndryshuar disa gjëra në jetë tonë, ndoshta fillime të reja apo të rinovojmë veten, duke lënë pas gjithçka që nuk na motivon më. Në përgjithësi, gushti do të jetë një muaj i veçantë dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj mundësive që do na jepen. Megjithatë, ndërsa disa shenja do të kenë mjaft fat, disa të tjera duhet të jenë disi më të kujdesshme dhe më të qeta, pasi ngjarjet astrologjike të ditëve nuk do të jenë në anën e tyre. Veçanërisht Hëna e plotë e dytë e gushtit, e cila zhvillohet në fund të muajit, në aksin Virgjëreshë-Peshq, do të jetë shumë më e vështirë dhe më e fortë nga kjo që sapo lamë pas.

Në gusht do të kemi plot 6 planetë retrogradë, me Afërditën në Luan dhe Mërkurin retrograd në Virgjëreshë, e sigurtë që do të shkojmë drejt një nostalgjie për të shkuarën dhe një zhgënjimi, pasi nuk do të ketmi zhvillimet që do të donim. E gjithë kjo do të përjetohet gjithnjë e më intensivisht nga:

Binjakët

Tensione, mosmarrëveshje, zënka dhe trazira. Këto fjalë përshkruajnë mjaft mirë muajin e fundit të verës për Binjakët, ndërsa ndjenja e pakënaqësisë do të mbizotërojë dhe do ju bëjë të ndiheni nervozë. Ju gjithashtu do të dëshironi të distancoheni nga njerëzit dhe situatat, pasi do të ndjeni se ata nuk ju kuptojnë. Do të ketë momente të mira, por do të jenë të pakta dhe nuk do ju plotësojnë emocionalisht.

Virgjëresha

Ju mund të jeni me pushime, por me shumë mundësi stresi dhe shqetësimi nuk po ju ndahen. Ndoshta do ju shfaqen më shumë mendime, pasiguri dhe fobi, të cilat ju bëjnë të mendoni për të ardhmen dhe nuk mund ta shijoni verën në paqe, të paktën pjesën që ka mbetur. Me Hënën e dytë të Plotë të gushtit, ndoshta një marrëdhënie personale apo profesionale do të arrijë një pikë thyerjeje dhe do të marrë fund.

Shigjetari

Gushti nuk duket të jetë shumë i qetë edhe për ju Shigjetar. Çështjet e punës dhe të karrierës do ju shqetësojnë intensivisht, ndërsa pas 23 gushtit, kur Mërkuri mesa duket do të kthehet në retrogradë, çështjet profesionale do të bëhen edhe më të vështira. Komunikimi me të tjerët nuk do jetë aq i qetë, duke sjellë si pasojë shumë keqkuptime.

/News31