Ju prezantojmë me shenjën më pa fat të Horoskopit!

Çdo shenjë e zodiakut siç e dini ka karakteristikat e veta, por edhe pse çdo person i jep formë shenjës së tij një farë mase, ka prej tyre shenja më me fat dhe më të pafata. Lajmi i mirë është se edhe nëse i përkasim më të pafatve, duke ndryshuar disa modele sjelljeje, ne mund të ndryshojmë, në një masë të madhe, edhe fatin tonë.
Le të shohim bashkë shenjën më të pafat te Zodiac-ut, por meqë jemi edhe atë më me fat dhe pse jo, ku renditen anëtarët e tjerë të zodiakut.
Më i pafati: Akrepi
Planeti i tij sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe mësime traumatike gjatë gjithë jetës. Megjithatë, Akrepat kanë një ‘talent’ unik për të përfituar nga sfidat dhe vështirësitë, duke e shndërruar kështu ‘fatin e tyre të keq’ në fat të mirë.
Më me fat: Shigjetari
Me Jupiterin si planetin e tij sundues, të lidhur me fatin e mirë, bujarinë dhe bollëkun, jeta për Shigjetarin është një sfidë plot thesare, përvoja dhe aventura. Natyra e tij kureshtare kombinohet me optimizmin dhe mendimin pozitiv, pasi priret të shohë anën e mirë në gjithçka që ndodh.
Pjesa tjetër e shenjave, nga më me fat te më i pafati, janë si më poshtë:
Bricjapi
Luani
Demi
Peshqit
Peshorja
Ujori
Dashi
Binjakët
Virgjëresha
Gaforrja
/News31