Ju prezantojmë me shenjën më pa fat të Horoskopit!

Planetët ndryshojnë shpesh pozicionin e tyre dhe çdo herë ushtrojnë një ndikim të ndryshëm tek ne (më saktë tek shenja jonë e Zodiac-ut), gjë që ose na favorizon ose na e bën jetën edhe më të vështirë. Sado që ne nuk na pëlqejnë planetët retrogradë dhe eklipset, është një shenjë e caktuar që ka kohë që nuk kalon mirë dhe nuk do ja kalojë mirë edhe për disa kohë.
Planeti i zgjerimit dhe i fatit, pra Jupiteri, duket se nuk e pëlqen shumë shenjën e Peshqve, e cila është karakterizuar si shenja më e pafat në astrologji.
“Duke qenë se Jupiteri është planeti i fatit dhe i bollëkut, shenjat ku Jupiteri nuk është në formën e tij më të mirë kanë më pak gjasa të jenë me fat”, shpjegon astrologu i njohur Inbaal Honigman, teksa tregon edhe Peshqit konisderohet si pa fat, sidomos gjatë kësaj periudhe.
Kjo shenjë e ujit duhet të balancojë dramën në jetën e tij, ndërsa zakonisht përballet me shumë kthesa derisa të arrijë qëllimin e tij.
“Fatkeqësia e tyre është një kombinim i rrethanave fatkeqe dhe stresit. Në njëfarë mënyre sabotojnë veten dhe tërheqin energji negative me mendimet e tyre. Peshqit mendojnë se planetët janë kundër tyre, kur në fakt nuk janë vetëm kaq, por stresi i tyre e bën fatin të duket edhe më i vështirë se c'mund ta kenë"- thotë astrologu, duke bërë me dije kështu se nuk ja kanë fajin vetëm planetet, por edhe mënyra si zakonisht mendojnë.
/News31