ZODIAC 17 Janar 2022, 15:41

Java nis me Hënën e Plotë në Gaforre, këto do të jenë 3 shenjat më me fat

Java nis me Hënën e Plotë në Gaforre, këto do të



Ne e fillojmë këtë javë me një Hënë të Plotë në Gaforre, në rrugën e saj për në Luan, dhe e mbyllim këtë javë me Hënën në Peshore dhe lidhjen e Hënës me Venusin. Është sikur ne do të bëjmë një rrotullim 180 gradë, që do të thotë se do të përjetojmë shumë lloje emocionesh, brenda një jave.

Megjithatë këto 3 shenja do të kenë një javë shumë të mirë:

Dashi (21 mars - 19 prill)

Do të hiqni një barrë nga supet tuaja. Ju keni patur presion në punë, në shtëpi, dhe jeni lodhur nga kjo ndjenjë e dëshirës për të hequr dorë.

Ju e dini që nuk mund të dorëzoheni sepse ky nuk është një opsion. Ndaj i bëni më shumë presion vetes për të arritur atë që synoni, por jeni ju që e keni kontrollin këtë herë.

Jetoni sipas standardeve tuaj.

Binjakët (21 maj - 20 qershor)

Java nis me konfuzion, por shpejt kthehet në qartësi dhe arritje. Mos u merrni shumë me atë që mund të ndodhë sot. Nesër do të ndjeni një ndjenjë lehtësimi dhe një derë të hapur.

Vetëbesimi juaj do të rritet dge me kalimin e javës do të kuptoni sa i aftë jeni, dhe se fjalët tuaja po merren seriozisht.

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Ju pëlqen të mendoni se gjithçka do të funksionojë ashtu siç doni ju, në një farë mënyre, pavarësisht nga situata. Në fakt natyra pozitive dhe optimiste e Shigjetarit do të ngrihet si një Feniks gjatë kësaj jave.

Ju kurrë nuk ju ulet morali, dhe edhe pse kjo javë fillon me disa pengesa.

Nëse keni mendime të këqija, largojini në mënyrë që të mund të përqendroheni në atë që është më e rëndësishme: paqja juaj mendore.

Burimi: Your Tango
Përktheu dhe përshtati: News31