ZODIAC 22 Shkurt 2022, 15:54

Janë tre shenja horoskopi që nuk do kenë dhe aq fat në 22.02.2022 që u cilësua si ditë fatsjellëse

Janë tre shenja horoskopi që nuk do kenë dhe aq fat në

22.02.2022 konsiderohet një ditë fatsjellëse për vet simetrinë që ka data. Sido që ta lexoni nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë apo edhe duke e kthyer përmbys celularin data ngelet sërish 22.02.2022.

Sado fatsjellëse, për disa shenja e marta do të jetë e ashpër. Në lupë janë Dashi, Peshorja dhe Shigjetari. Dita e sotme ka potencialin të sjellë debate dhe rebelime për këto tre shenja.

Dashi do të jetë më i prirur për të rënë pre e emocioneve më tepër nga ç’duhet. Sot do të sfidoni këdo që ju del para pa ju interesuar reagimi i personave përballë, mjafton të nxirrni jashtë çdo zemërim të mundshëm.

Peshoret kanë të drejtë kur e cilësojnë veten si origjinalë.Por, po kaq origjinal keni dhe rebelimin, që sot bëni mirë mos ta shfaqni. Ka shumë mundësi të keqkuptoni dikë dhe të debatoni, por debati do të jetë i pavend.

Njësoj dhe për Sigjetarët. 22.02.2022 nuk do të sjellë emocione të bukura. Ju do të përjetoni një farë zhgënjimi kur në një situatë gjatë ditës të kuptoni se keni gabuar. Kjo do ju lëndojë krenarinë.