ZODIAC 9 Janar 2022, 19:05

Çiftet ideale! Këto shenja horoskopi janë bërë për njëra-tjetrën

Çiftet ideale! Këto shenja horoskopi janë bërë

Demi dhe Virgjëresha

Kur bëhet fjalë për dashurinë, Demi dhe Virgjëresha janë perfekt. Këto dy shenja janë të fokusuara në punë por dhe aq të dashuruar me familjen. Nuk kanë frikë të angazhohen dhe të sakrifikojnë veten për të ardhmen e tyre së bashku. Kanë tolerancë të ulët për gabime, por për këtë arsye, vlerësojnë njëri-tjetrin.

Binjakët dhe Shigjetari

Binjakët dhe Shigjetari janë të përsosur për njëri-tjetrin. Janë çifti perfekt por e urrejnë të “mbyten” nga dashuria. Binjakët dhe Shigjetari janë dy shenja që shkojnë shumë mirë: lidhja nuk është e “rënduar” apo shumë serioze (ose të paktën kështu u duket atyre) dhe arrijnë ta duan njëri-tjetrin pa xhelozi.

Gaforrja dhe Bricjapi

Këto dy shenja kanë lindur për të qenë së bashku. Megjithëse nuk i shprehin shumë ndjenjat e tyre emocionale, ky çift është i pandashëm. Nga njëra anë, Gaforrja e ndihmon Bricjapin për të dalë nga guaska e tij dhe nga ana tjetër, Bricjapi magjepset nga gjestet konkrete dhe besnikëria e Gaforres. 

/News31