ZODIAC 6 Mars 2023, 15:32

Çiftet e Horoskopit që zihen më shumë se të tjerët!

Çiftet e Horoskopit që zihen më shumë se të

Disa çifte arrijnë të jetojnë në harmoni, me kanalet e komunikimit mes tyre që mbeten të hapura në çdo rast dhe gjithçka duket që ecën pa probleme në marrëdhënie, sigurisht pa përfshirë këtu zënkat e vogla. Megjithatë, siç ndodh edhe në shumë raste të tjera, nëse zihemi apo jo me partnerin kanë të bëjnë edhe shenjat e Horoskopit dhe pikërisht zodiaku na jep disa prej kombinimeve që kanë tendencën që të zihen nga mëngjesi në mbrëmje. Cilat janë ciftet që grinden më shpesh, i zbulojmë më poshtë:

Akrepi dhe Dashi

Të dy janë konkurrues dhe e duan privatësinë e tyre. Seksi mes tyre mund të jetë i mahnitshëm në fillim, por lufta për pushtet është shumë reale mes tyre. Ndërsa njërit i pëlqen të dominojë, tjetri nuk e duron dot kontrollin.

Gaforrja dhe Ujori

Gaforret janë shumë romantikë dhe kërkojnë siguri, ndërsa Ujorët janë shumë të pavarur, jo ekspresivë dhe analizojnë cdo gjë rreth tyre. Ujorët kanë nevojë për partnerë dinamikë në krah, ndërsa Gaforret dëshirojnë intimitet emocional. Pra zënkat mes tyre kanë shumë melodramë, fjalë të rënda dhe jo pak goditje poshtë brezit.

Demi dhe Shigjetari

Ky çift i veçantë i zodiakut është shumë i konfliktuar pasi dëshirat e këtyre dy shenjave janë thelbësisht të kundërta. Demi i jep përparësi familjes, shtëpisë dhe karrierës, ndërsa Shigjetarët kërkojnë aventura në jetën e tyre, pa frikë nga ndryshimi.  Mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre rrallë zgjidhen.

Dashi dhe Demi

Të dyja këto shenja janë ambicioze dhe jashtëzakonisht të mendimit. Megjithatë, Dashi është shumë impulsiv dhe optimist, ndërsa Demi preferon një ecuri të qëndrueshme dhe të ngadaltë. Këta të dy do të luftojnë derisa njëri të lodhë tjetrin.

Bricjapi dhe Shigjetari

Bricjapi nuk toleron "marrëzi" nga askush. Shigjetarët nga ana tjetër janë “fëmijët e përjetshëm” të Zodiakut, të cilët do të vazhdojnë të provojnë gjëra të reja, duke shijuar gëzimin e zbulimit. Megjithatë, Bricjapi preferon rutinat dhe nuk çmendet me surpriza. Pra ky kombinim shpesh mund të çojë në beteja të mëdha, përveç nëse ato përfundojnë me një armëpushim.

Luani dhe Virgjëresha

Këto dy shenja nuk kanë asgjë të përbashkët, përvecse janë shenja plot krenari. Virgjëreshat nuk i shfaqin aq shpesh emocionet e tyre, ndërsa Luanët mund të kenë jo pak shpërthime emocionale. Ky i fundit e do vëmendjen, ndërsa një Virgjëreshë vlerëson thelbin e gjërave.

Peshorja dhe Gaforrja

Si fillim, të dyja këto shenja shmangin konfrontimet. Çështja tjetër është se Peshoret janë të dashurit e të gjithëve, gjë që mund të shkaktojë rrëshqitje të besimit të Gaforres. Inati i pashprehur fryhet shumë derisa vjen një moment dhe nuk mban më.

/News31