Hyrja e Mërkurit në retrogradë do të sjellë probleme veçanërisht për këto shenja të Horoskopit!

Mërkuri do të lëvizë në retrogradë (që nuk ndejti njëherë rehat) nga data 21 prill deri më 15 maj në shenjën e Demit, megjithatë ndikimi i tij tashmë ka filluar edhe në shenjat e tjera të Zodiac-ut, ndërsa do të jenë pikërisht shenjat e mëposhtme që do ta ndjejnë më shumë efektin e prapavijës së tij:
Demi
Do të ndjeni se gjithçka po shkon mbrapsht gjatë kësaj kohe, pasi një “ngrirje” do të mbizotërojë në zhvillimin e punëve tuaja. Fjalët tuaja ka shumë gjasa që të keqinterpretohen dhe do të keni vazhdimisht keqkuptime dhe probleme komunikimi. Fillon një periudhë e ngarkuar, gjatë së cilës do të merrni vendime për të cilat më vonë mund të pendoheni. Kushtojini më shumë vëmendje mendimeve tuaja dhe frenoni spontanitetin tuaj, për të shmangur konfliktet dhe tensionet e vogla. Duhet të jeni më të kujdesshëm.
Gaforrja
Keqkuptime, fjalë, ulje-ngritje emocionale. Këtë kohë nuk shihni qartë, kështu që do të zemëroheni dhe nuk do mund t’i përballoni lehtë situatat. Ndiheni të ngecur në përmbushjen e disa dëshirave të thella dhe ndjeni se ka rezistencë pengesa dhe vonesa në gjithçka që prisni të realizohet dhe kjo ju shkakton tension. Mos refuzoni takimet me persona që nuk i keni parë prej kohësh, pasi do të mbani mend ëndrrat që i kishit lënë mënjanë dhe do të përpiqeni t’i ndiqni përsëri.
Bricjapi
Marrëdhëniet tuaja dalin në pah. Çdo gjë që nuk ka një themel të fortë bie, ndërsa ju përballeni me vështirësi në diskutime dhe vendime që dëshironi t'i merrni. Shmangni ndryshimet e mëdha dhe mendoni 2-3 herë përpara se të nënshkruani marrëveshje. Grindjet dhe keqkuptimet do mbizotërojnë dhe problemet do të dalin sërish në dritë. Ruani qetësinë dhe bëni një vlerësim për të dalluar atë që dëshironi më shumë.
/News31