ZODIAC 22 Nëntor 2022, 09:06

Horoskopi na tregon ditën më me fat për këtë javë

Horoskopi na tregon ditën më me fat për këtë javë

 

Lëvizja e Jupiterit do të garantojë mundësi të reja për ty në karrierë, dashuri dhe çdo fushë tjetër. Gjatë kësaj jave do të kuptosh ëndrrat e tua dhe do të jesh mirënjohës. Veçantia dhe bollëku do të bëhen pjesë e jetës tënde, sidomos në datën e mëposhtme. 

Dita më me fat e kësaj jave: E mërkurë, 23 nëntor.

Me shumë mundësi, njerëzit që të rrethojnë do të jenë çelësi i këtij fati. Kështu që sigurohu të mbash kontakte me të afërmit, miqtë dhe kolegët për të qenë të qetë shpirtërisht dhe pranë mundësive për ndryshim. 

Në këtë datë, krahas Jupiterit, Saturni do të bëjë një lëvizje harmonike në lidhje me Marsin, duke të ndihmuar dhe drejtuar për të realizuar planet. Çfarëdo që ka qenë në pritje ose në shqyrtim, do të nisë të qartësohet deri në pikën ku ti mund të veprosh pa frikë. Sa më shumë mundësi të të paraqiten, aq më shumë do të përfitosh. 

Kjo datë do të jetë e duhura për t'u dhënë kuptim ëndrrave të tua. Do të tërheqësh gjithçka të bukur që mund të ndodhë përreth!