ZODIAC 24 Janar 2022, 14:12

Horoskopi javor: Këto shenja i presin ditë të lodhshme!

Horoskopi javor: Këto shenja i presin ditë të lodhshme!

Tre shenja të zodiakut do të kenë një javë të vështirë më 24 janar 2022 dhe do ta ndjejnë intensitetin deri më 30 janar 2022.

Është koha të zgjoheni dhe të nuhasni tranzitet, pasi ato janë të forta, dhe do të ndikojnë në jetën tonë.

Do të jetë një javë e çuditshme. Pak konfuze, kaotike dhe me shumë nerva.

Virgjëresha (23 gusht - 22 shtator)

Ju keni pasur një javë të mirë dhe fundjava ishte edhe më e mrekullueshme. Ju i merrni gjërat shumë seriozisht, dhe çfarëdo gjëje e mirë që ndodhi javën e kaluar, tani po prisni që të ndodhë përsëri, dhe...nuk ndodh. Kjo javë ka të bëjë me pritshmëritë dhe zhgënjimet.

Ku është gjithë vëmendja që po merrnit? Epo, të gjithë e kanë mendjen në jetën e tyre dhe duket se kanë harruar të të përfshijnë ty.

Peshorja (23 shtator - 22 tetor)

Pse nuk mund të merrni një përgjigje të drejtpërdrejtë nga askush këtë javë?

Pse ndiheni kaq të mënjanuar? Ajo që është më e mira për ju tani është të mos e merrni shumë seriozisht, sepse tranzitet do t’ju bëjnë të mendoni më shumë seç duhet.

Nëse mendoni shumë, do të thurni skenarë të këqinj në mendjen tuaj, të cilët nuk ekzistojnë.

Merrni kohë për të pushuar, per tu rikuperuar dhe medituar.

Peshqit (19 shkurt - 10 mars)

Ju do ta krahasoni këtë javë me atë të kaluarën, e cila ishte e shkëlqyer. Do të krahasoni fytyrën dhe trupin tuaj me bukuroshet e njohura, gjë që do t'ju sjellë dyshime tek vetja.

Ju do ta krahasoni jetën tuaj dashurore me filmat romantikë, dhe ja ku gjithçka përkeqësohet. Gjithçka do t’ju duket e pavlerë.

Çfarë reagimi i tepruar! Që duhet të marrë fund sa më shpejt.

Burimi: Your Tango

Përktheu dhe përshtati: News31