ZODIAC 21 Dhjetor 2022, 22:10

Hëna e re në Bricjap do të sjellë shumë fat tek këto shenja të Horoskopit!

Hëna e re në Bricjap do të sjellë shumë fat tek

Ditët e fundit të dhjetorit i kushtohen zakonisht sukseve që kemi arritur gjatë gjithë vitit që po lemë pas, pushimeve me miqtë dhe reflektimive për 12 muajt e fundit. Megjithat tani, pak më shumë se një javë përpara se të mirëpresim vitin e ri, një hënë e re realiste dhe largpamëse na nxit të shohim anën ambicioze të jetës. Kjo hënë do të jetë ditën e premte, më 23 dhjetor, në shenjën e Bricjapit, i sunduar nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit. Pra që ta kuptoni më qartë, kjo hëne e re na thërret të organizohemi dhe të punojmë shumë. Ndërkohë më poshtë keni të renditura shenjat që do të ndikohen nga ajo:

Demi

Kjo Hënë e Re dinamike ju nxit të gërmoni më thellë në qëllimet tuaja të udhëtimit të ëndrrave. Kështu ju do të jeni më të hapur ndaj përvojave dhe ideve të reja, që mund të çojnë përpara karrierën tuaj ose të ndryshojnë perspektivën që keni pasur kohët e fundit për atë që ju shqetëson. Kjo Hënë është mundësia më e mirë për të bërë një bilanc, po ashtu edhe për të ëndërruar dhe të bëni planet tuaja për vitin e ardhshëm.

Virgjëresha

Kjo Hënë ju motivon "të zhyteni" në përpjekjet tuaja për sukses. Së bashku me mbështetjen e një kolegu, ëndrrat tuaja do të jenë më afër realizimit të tyre. Mos harroni se kërkimi i "perfektes" është gjithmonë i lodhshëm dhe shpesh i paefektshëm, megjithatë përfitoni nga energjia e Hënës së Re për të krijuar dhe shijoni udhëtimin, pa u shqetësuar vazhdimisht për rezultatet.

Akrepi

Kjo Hënë do tëprekë mendimet tuaja më të thella dhe analizimin e asaj që ka ndodhur në jetën tuaj. Po ashtu ju fton t’i shihni gjërat nga një këndvështrim më logjik dhe jo nga një këndvështrim aq emocional. Do të merrni një shije të vogël të asaj që 2023 rezervon këto ditë. Pra, lini të kaluarën pas dhe shikoni përpara.

Bricjapi

Hëna e Re ndodhet në shenjën tuaj dhe rastis në fillimin e sezonit tuaj. Çfarë më mirë se të përfitoni nga kjo periudhë për fillime të reja, njohje dhe momente të mira? Këto Krishtlindje do të jenë me siguri të preferuarat tuaja pasi fati është krejtësisht në anën tuaj.

Peshqit

Kjo Hënë e Re është veçanërisht mbështetëse për ju. Ndërsa kaloni në vitin e ri 2023, mos harroni të mbështeteni dhe të mbështesni të dashurit tuaj. Hëna e re do bëjë të ndjeni nevojën për të ndryshuar gjërat dhe për t’iu qasur një problemi në një mënyrë të re. Kjo Hënë e Re ka kombinimin e duhur për t’ju ndihmuar të organizoni mendimet tuaja. 

/News31