Hëna e Plotë në Binjak! Këto 4 shenja do të kenë ndryshime të mëdha në jetën e tyre
Kur nodh Hëna e Plotë, pothuajse gjithmonë gjërat të bëhen shumë më intensive. Emocionet shtohen, tensionet shtohen dhe ka një ndjenjë të fortë se diçka do të ndryshojë. Besojeni apo jo, ka një arsye që të gjithë priren të sillen paksa më “keq” në hënën e plotë. Në astrologji, hëna sundon mbi botën tuaj të brendshme, ndërsa dielli mbi botën tuaj të jashtme, kjo është arsyeja pse hëna e plotë mund të zbulojë disa të vërteta.
Nëse jeni një nga shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga hëna e plotë e dhjetorit 2021 - Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit - e vërteta thjesht do t’ju “çlirojë”,
Më datë 18 dhjetor në orën 23:35. ET, hëna e plotë shkon në Binjakë dhe është gjithmonë një periudhë interesante, që karakterizohet pothuajse gjithmonë nga një shtim emocionesh. Binjakët më mirë do t'i përpunonin gjërat në mendjen sesa në zemër, gjë që mund t'ju ndihmojë të kuptoni atë që po kaloni nëse përqendroheni te faktet. Megjithatë, mund t'ju bëjë të ndiheni “të ndrydhur” sa i përket emocioneve.
Ja si do të ndikojë tek shenjat:
Binjakët: Po bëni hapa të mëdhenj drejt njohjes së vetes
Kjo hënë e plotë mund të jetë një përvojë jashtëzakonisht e mrekullueshme për ju. Po zbulonI kaq shumë gjëra për veten tuaj, që mund të mos i keni ditur. Madje hëna e plotë mund t'ju nxisë që më në fund të pranoni se kush jeni dhe çfarë doni të arrini. Besoni tek pikat tuaja të forta dhe lërini ato t'ju çojnë drejt suksesit.
Virgjëresha: Po bëni hapa të mëdhenj drejt qëllimeve në karrierë
Ju jeni të vetëdijshëm për një pikë kthese të rëndësishme në karrierën tuaj teksa ndodh kjo hënë e plotë. Qëllimet tuaja tani po ju çojnë në një drejtim të ri. Kjo hënë e plotë mund të sjellë një ofertë të re pune. Mos i nënvlerësoni marrëdhëniet profesionale!
Shigjetari: Ju po i shihni marrëdhëniet tuaja ashtu siç janë
Kjo hënë e plotë mund t’ju çojë drejt një kthese të rëndësishme në marrëdhënie. Në fund të fundit, po zbulon të vërtetën, se ku janë marrëdhëniet tuaja. Dikush në jetën tuaj mund t'ju befasojë, duke ju detyruar të shikoni marrëdhënien me të në një këndvështrim të ri. Hëna në Binjak mund të forcojë marrëdhënien ekzistuese ose të sjellë një të re.
Peshqit: Po mësoni shumë rreth vendit nga vini
Kur të ndodhë kjo hënë e plotë, mund të ndiheni sikur energjia në shtëpinë dhe familjen suaj po bëhet më intensive. Mund të zbuloni diçka për jetën tuaj personale. Mund të zbuloni mënyrën se si edukimi juaj ju ka formuar, duke ju inkurajuar të shihni gjërat pozitive, më shumë se ato negative.
Burimi: Elite Daily
Përktheu dhe përshtati: News31