
Produkti

Cilat janë shenjat më të pandjeshme të Horoskopit?

Nëse jeni nga ata persona që ju pëlqejnë shumë përqafimet, puthjet, shprehjet e bukura të dashurisë apo gjestet romantike, atëherë është më mirë të shmangni personat që i përkasin një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Okay, nuk po themi se përfaqësuesit e këtyre shenjave janë të pashpirt apo mizorë, por le të themi që me ndjenjat nuk i kanë punët aq mirë.
Dashi.
Të lindurit në shenjën e Dashit nuk "besojnë" në ndjeshmëri dhe i mbajnë gjithmonë të fshehura ndjenjat e tyre. Ata janë realistë dhe përdorin dëshirën e tyre seksuale për të krijuar kontakt në marrëdhënien e tyre. Ata besojnë se kontakti seksual është çelësi i një lidhjeje dashurie, prandaj i kushtojnë shumë rëndësi. Ata preferojnë të njihen si dashnorë të mirë, sesa si partnerë të dashur.
Gaforrja.
Dikush do të priste që ata që i përkasin kësaj shenje uji të ishin tepër të ndjeshëm dhe shprehës, duke qenë se shquhen për ndjenjat dhe nevojën e madhe për dashuri. Në fakt, në përgjithësi Gaforret mund të tregojnë emocione. Megjithatë, përvojat që i kanë lënduar, ndarjet e vështira apo ofendimet i bëjnë më të paarritshëm dhe të vështirë. Ata janë në kërkim të lidhjes emocionale, por vështirë se do të shprehin atë që ndjejnë për ta arritur atë.
Shigjetari.
Aventuresk, të gjallë, me dashuri për jetën dhe gjithçka të re. Po, këta janë Shigjetarët, të cilët vështirë se do të shprehin ndjenjat e tyre, pasi besojnë se dashuria e vërtetë tregohet me veprime. Ata marrin kohën e tyre para se t’i angazhohen dikujt, ndërsa shijojnë qëndrimet e një nate dhe takimet pa asnjë lidhje në horizont. Lidhja emocionale vjen shumë më vonë për ta në marrëdhënie.
/News31