
Produkti

Cilat janë shenjat e Horoskopit që preken nga Hëna e plotë e janarit?

Në 7 janar Hëna e plotë do të jetë në shenjën e Gaforres, duket nisur zyrtarisht edhe ngjarjen e parë astrologjike për këtë vit, ndërsa kjo Hënë do të na shtyjë drejt të qënit më introvertë dhe kërkimit të ndjenjës së sigurisë profesionale dhe personale. Hëna e plotë prek të gjitha shenjat por Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi do e ndjejnë më fort ndikimin e saj. I shohim me radhë;
Gaforrja.
Situatat intensive dhe mërzia do ju presin në këtë Hënë të Plotë në shenjën tuaj. Ju do të kërkoni plotësimin e nevojave tuaja me cdo kusht. Do të ndiheni po ashtu të pasigurtë dhe kjo vjen si pasojë e kritikave të të tjerve. Veproni me kujdes në biznesin tuaj dhe mbroni emrin tuaj, pasi ka shumë gjasa që njerëzit keqdashës të përpiqen të përfitojnë. Megjithatë përtej këtyre problemeve, prisni zgjidhje për çështjet që përjetësojnë veten tuaj.
Peshorja.
Karriera dhe biznesi do jenë në qendër nga kjo Hënë e Plotë, ashtu si familja. Ju jeni të ndarë mes të dyjave dhe mund të ndiheni të frustruar dhe të lodhur emocionalisht. Armatosuni me durim dhe përpiquni të mbani nervat dhe tensionin. Pavarësisht gjithë kësaj, do të arrini të fitoni profesionalisht dhe financiarisht, edhe nëse kjo ndodh në periudha të vështira.
Bircjapi
Marrëdhëniet dhe partneritetet janë prekur në maksimum. Vështirësitë, por edhe shumë mundësi paraqiten në aspektin profesional dhe personal. Mbizotërojnë keqkuptimet, të cilat do t’ju ngatërrojnë. Emocionet janë të larta, por Hëna e Plotë ju ndihmon të qartësoheni dhe të afroheni më shumë me anën shoqëruese të vetes.
/News31