Cilat janë shenjat e Horoskopit që nuk përputhen fare, po fare me njëra-tjetrën?

Disa shenja janë vërtet të lindura për njëra-tjetrën dhe pa shumë përpjekje shkojnë shkëlqyeshëm bashkë. Ata kanë gjuhën e tyre të komunikimit dhe në shumë raste komunikojnë edhe me sytë e tyre. Dallimet mes tyre janë minimale, edhe nëse ka mosmarrëveshje apo keqkuptime e kanë shumë të lehtë të shkojnë një hap më tej dhe t'i zgjidhin ato. Kimia e tyre është diçka majft pozitive, madje që i bën edhe të tjerër pvrreth krenarë. Nga ana tjetër, disa shenja të tjera të horoskopit, edhe nëse kanë vullnetin për t’u bërë çift dhe për të filluar një marrëdhënie serioze , gjërat nuk do t'i shkojnë asnjëherë mirë. Kjo është një situatë e trishtë për ta, pasi edhe pse përpiqen, nuk mund të përputhen në asgjë. Në çdo përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje, gjërat përkeqësohen shumë dhe ata vazhdimisht nisin klonflikte. Fatkeqësisht, sipas yjeve dhe planetëve, kjo ndodh sepse, siç munden, disa kombinime shenjash thjesht nuk përputhen fare me njëra-tjetrën . Cilat janë këto shenja? I lexoni më poshtë:
Binjakët me Akrepin
Binjakët dhe Akrepi fillimisht mund të duken se kanë shumë pasion për njëri-tjetrin, por gjatë rrugës gjërat nuk shkojnë aspak mirë. Në fillim duket se i përshtaten shumë shtratit dhe kjo “mbulon” gjithçka tjetër. Megjithatë, gjatë rrugës, fillojnë problemet dhe keqkuptimet, derisa gjithçka arrin në një pikë ku ka vetëm zënka të vazhdueshme dhe konflikte "epike" dhe gjithçka përfundon pa shumë lavdi.
Bricjapi dhe Luani
Janë shenja krejtësisht të kundërta, diçka që nuk kërkon shumë kohë për t’u parë. Konkretisht, Luanët janë shpirtra të lirë dhe e duan pavarësinë e tyre, ndërsa Bricjapët nga ana tjetër duan të jenë të kontrolluar vazhdimisht. Marrëdhënia që në fillim duket se nuk do të shkojë mirë dhe megjithëse në fillim përpiqen shumë, në fund e pranojnë se nuk ka kuptim.
/News31