ZODIAC 20 Shtator 2022, 22:36

Cilat janë shenjat e Horoskopit që e duan më shumë seksin?

Cilat janë shenjat e Horoskopit që e duan më shumë seksin?

Okay le të jemi të qartë, të gjithë e duan seksin, të gjithë njerëzit, të gjithë shenjat e horoskopit, ose më mirë të themi pothuajse të gjithtë, megjithatë vetëm disa prej atyre që i përkasin këtyre shenjave dinë si të mbajnë anën pasionante dhe argëtuese të seksit, njësoj ashtu sic duhet. Ndoshta shenja që ju i përkisni bën pjesë tek ato më romantiket, por edhe më romantikët e dinë se duhet të ekzistojë një ekuilibër midis pasionit dhe romancës dhe këtë jo të gjithë dinë si ta bëjnë. 

Kështu, vetëm disa prej shenjave të horoskopit e duan seksin (pak më shumë se të tjerët) dhe janë gjithmonë në humor për të, pavarësisht kushteve, hapsirës dhe kohës. Megjithatë mos kini "frikë", ata dinë edhe të jenë romantikë dhe të përmbajtur. 

1.Peshqit. Konsiderohen si shenjat më romantike dhe aftësia për të ofruar dashurinë si në përralla në marrëdhënien e tyre u vjen natyrshëm. Por kjo nuk do të thotë se ata janë vetëm romantikë. Kur bien në dashuri, ajo që ndjejnë është aq e fortë sa e kanë të vështirë të qëndrojnë larg "objektit" të dëshirës së tyre. Për Peshqit, dhoma e gjumit është një ndër më të rëndësishmet dhe është një tjetër zonë në të cilën ata mund të shprehin bujarinë e tyre, për të cilën njihet. Ata duan të kënaqin partnerin e tyre gjithmonë, edhe pasi të ketë kaluar kohë në lidhje.

2.Demi aka mjeshtrit e paralojës. Me Venusin si sundimtar, ata zgjedhin gjithmonë më të mirën dhe të njëjtën gjë duan edhe për marrëdhënien e tyre. Ata janë tepër sensualë dhe dinë si ta bëjnë tjetrin të ndihet si mbret/mbretëreshë në shtrat. Mos u habisni nëse partneri juaj Dem ka përgatitur një banjë relaksuese pasdite, me shampanjë, qirinj aromatike dhe muzikë romantike për ju të dy. Kjo sepse gjatë gjithë ditës ai ka menduar se si do të kaloni bukur derisa të jeni nënë cërcafët e shtrenjtë që ka blerë, ku sigurisht do ja kaloni sërish bukur.

3.Bricjapi. Një surprizë në listë, duke qenë se mendohet se ata duan t'ja dijnë vetëm për punën apo paratë. Epo është koha të mësoni se seksi është gjithashtu shumë shpesh në mendjen e tyre. Ata i perceptojnë marrëdhëniet si diçka për të pasur sukses dhe për të qenë më të mirët. Kjo e kombinuar me oreksin e tyre për seks, i bën ata shumë të mirë në shtrat. Ata nuk hezitojnë t’i plotësojnë dëshirat e tyre disa herë në ditë, duke qenë se oreksi i tyre ndonjëherë (shpesh herë) është vërtetë i madh.

4.Demi. I pasionuar, i uritur dhe i zjarrtë, Dashi nuk mund të mos mendonte vazhdimisht për marrëdhëniet seksuale. Ata e duan seksin dhe u pëlqen shumë kontakti fizik. Megjithatë, ata mërziten lehtësisht dhe kanë nevojë për sfida për t’i mbajtur të interesuar. Atyre u pëlqen të bëjnë seks edhe me të panjohur, por kur bien në dashuri më mirë të fshiheni (jo literalisht). Libidoja e tyre prek majat kur ndjenjat përfshihen në mes. Madje ato janë pasionantë edhe në moshat e mëdha.

5.Akrepi. I ka dalë "nami" si shenja më e pasionante dhe jo më kot. Mund të mendoni se gjithçka që duan është seksi( dhe aspak i zakonshëm), por në fakt janë edhe shumë romantike, ndaj bëhuni gati për netë pasionante. Akrepat kanë gjithmonë oreks dhe janë gjithashtu tepër romantikë. Ata kombinojnë pasionin dhe romancën, duke mos u lodhur kurrë. Kombinim i pabesueshëm apo jo? Për informacione kontatkoni Akrepin më të afërt. 

/News31