ZODIAC 12 Janar 2022, 22:31

Bazuar në astrologji, këto 3 shenja janë më besniket!

Bazuar në astrologji, këto 3 shenja janë më besniket!

Na dërgojnë mesazhe në orën 00:00, kur kemi ditëlindjen. Na vijnë në shtëpi me biskota në formë zemre kur kemi kaluar një ditë të vështirë. Ata e dinë se cila këngë bën që të nisim një koncert në makinë.

Besnikëria është “zemra” e miqësisë dhe marrëdhënieve romantike.

Astrologjia mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si sillemi në marrëdhënie. Më poshtë, janë tre shenjat më besnike të zodiakut dhe se si secila na bën të ndihemi si “ylli më i shndritshëm” në kozmos.

Akrepi (22 tetor - 21 nëntor):

Akrepi është një shenjë uji dhe ju mund t'i mendoni si njerëz të ftohtë. Duken të rezervuar, por kanë një botë emocionale që nuk mund ta shohin të gjithë. Besnikëria e Akrepit vjen nga ndjeshmëria dhe intuita e tyre. Kur i përgjigjeni telefonit, partneri Akrep nuk dëgjon vetëm "Përshëndetje". Ata ndiejnë kujdes, pyesin veten nëse shefi ju ka nxirë jetën në punë dhe planifikojnë një date që të mund të flisni. Akrepat sakrifikojnë veten e tyre për të mbrojtur ata që duan. Forca e tyre i lejon ata të ecin krah për krah me ju në momentet tuaja më të vështira dhe të qëndrojnë me ju derisa t’i kaloni.

Peshorja (23 shtator - 21 tetor):

E udhëhequr nga Venusi, perëndesha e bukurisë, harmonisë dhe kënaqësisë, Peshorja pëlqen të jetë e dashur. Nga natyra janë lozonjare dhe flirtuese (buzëqeshjet e tyre fitojnë çdo zemër), peshorja kërkon ekuilibër dhe stabilitet në marrëdhënie. Pas përputhjes intelektuale dhe emocionale, Peshorja është përjetësisht besnike.

Kujtojnë çdo detaj, lulen tuaj të preferuar dhe mund të bëjnë gati një kartolinë të punuar me dorë për ju. Peshoret i vendosin miqtë në një piedestal dhe duhet ta dinë se edhe ju mendoni po aq shumë për ta. Peshoret nuk mund të jenë kurrë të pasjellshme ose të pabesa, prandaj mbështetuni tek ata për çdo gjë.

Demi (20 Prill - 20 Maj):

Si shenja toke, Demi kënaqet edhe me gjëra të vogla. I ndikuar nga Venusi, përdor çdo gjuhë dashurie për të shprehur besnikërinë e tyre. Për Demin, "të mbash kontakte" nuk do të thotë të bisedoni një herë në disa muaj. Do të thotë se ata duan t'ju përqafojnë çdo ditë. (Vetëm mos i quani të ngjitur, OK?) Qoftë me dëshirën për t'ju ftuar në një takim ose qoftë thjesht duke përgatitur mëngjesin tuaj të ëndrrave, Demi janë shenjat më të besueshme në zodiak.

Ata janë gjithmonë aty kur keni nevojë për këshilla praktike. Filmat, shëtitjet në mesnatë - Demi nuk do të lodhet kurrë nga këto gjeste të vogla kuptimplota në marrëdhënien tuaj (sidomos kur ato përfshijnë ushqimin).

Burimi: Pure Wow
Përktheu dhe përshtati: News31