ZODIAC 20 Janar 2022, 21:52

As bora dhe çokollata e ngrohtë nuk ua ndryshon mendimin! Këto 3 shenja horoskopi nuk e pëlqejnë aspak dimrin

As bora dhe çokollata e ngrohtë nuk ua ndryshon mendimin! Këto


Disa prej nesh mund të jenë duke shijuar dimrin, pjesa tjetër nuk e pranon optimizmin ~qesharak~.

Ata janë gjithë kohën ngjitur me ngrohëset. Ata janë më të mërziturit e grupit kur duhet të dalin në temperatura të ftohta. Nëse po pyesni veten se kush po i kujton pandërprerë të gjithëve në grup se sa ftohtë është, është një prej tyre. Nëse u kanë mbaruar ankesat, ata ëndërrojnë për të ndenjur ngrohtë. Imagjinojnë ditë në plazh teksa piqen në diell.

Në përgjithësi, ata do të dëshironin të ishin kudo, por jo në këtë të ftohtë të mallkuar.

Nëse keni nevojë për astrologjinë, për të kuptuar se kush është i lodhur nga dimri, po ju bëjmë me dije se këto tre shenja të zodiakut e urrejnë më shumë dimrin:

Bricjapi: Asgjë nuk bëhet në këtë të ftohtë të mallkuar

Bricjapët priren ta urrejnë dimrin më shumë se gjithçka. “Tragjedia” është se ditëlindjet e tyre janë gjatë dimrit. Kjo mund të shpjegojë pse ata gjithashtu kanë një prirje për të qenë kaq pesimistë dhe të çuditshëm. Ata kanë lindur në ditë me mot të keq.

Kjo është një shenjë që i pëlqen të ketë kontroll mbi gjithçka. Ata gjithashtu pëlqejnë të kenë një ide se çfarë të presin në të ardhmen. Bricjapi i ka 10 vitet e ardhshme të planifikuar, e lëre më muajt e ardhshëm. Nëse kërcasin dhëmbët teksa vishen, dijeni se janë të inatosur.

Luani: Asgjë argëtuese nuk po ndodh sepse jashtë është acar

Një Luan thjesht dëshiron të dalë. Nuk marrin vëmendje kur rrinë vetëm dhe mbyllur. Ndaj pret me padurim të mbarojë dimri ende pa filluar.

Ata jetojnë për të bashkëvepruar me botën dhe kanë nevojë për të gjithë energjinë e tyre në mënyrë që të jenë “të gjallë”. I ftohti i pengon të postojnë foto në plazh në Instagram dhe të tregojnë shijen e tyre në veshje.

Luani vuan shumë gjatë dimrit, sepse ndihet bazik.

Gaforrja: Nuk kam dalë nga shtëpia për disa muaj rresht

Gaforret presin rehati kudo dhe kurdoherë. Nëse ata nuk e kanë, prisni që humori i tyre të pësojë ndryshime dramatike. Kjo është arsyeja pse ata priren t'i kalojnë muajt e dimrit në shtëpi me një filxhan çokollatë të nxehtë dhe Netflix. Dalja jashtë dhe përballja me motin e ftohtë tingëllon si ideja më e keqe në botë për ta. Shanset janë që ata nuk e kanë parë dritën e diellit për shumë kohë. Nëse dimri zgjat shumë, është edhe më keq.

Kjo nuk do të thotë se ata nuk e pëlqejnë dimrin, por u pëlqen të shohin borën që bie nga dritarja.

Burimi: Elite Daily
Përktheu dhe përshtati: News31