ZODIAC 10 Janar 2022, 21:55

6 çiftet më toksike të zodiakut! Bazuar në astrologji, më mirë t’iu qëndroni larg këtyre shenjave

6 çiftet më toksike të zodiakut! Bazuar në astrologji,

Edhe pse mund të jemi çmendurisht të dashuruar me dikë, pasioni nuk do të jetë asnjëherë i mjaftueshëm për të vazhduar marrëdhënien.

Janë dymbëdhjetë shenja të zodiakut, secila prej tyre ka tiparet, dëshirat dhe qëndrimet unike ndaj jetës, bazuar në grupin e elementeve të cilëve i përkasin.

Bazuar në tiparet e tyre, ka disa çifte që nuk përputhen aspak dhe marrëdhënia mund të kthehet në makth.

Ndaj kini kujdes nga këto shenja të zodiakut që formojnë çiftet më toksike nga të gjitha:

1. Luani + Gaforrja

Luani është shenjë zjarri dhe Gaforrja është një shenjë uji. Luani dëshiron aventura dhe vëmendje, Gaforrja intimitet.

Luanët mund të jenë shumë të hapur dhe të ndajnë pikëpamjet e tyre pa problem me të tjerët: Kjo mund të jetë e vështirë për Gaforren e ndjeshme.

Nëse Luani nuk i kupton dëshirat e Gaforres për dhe Gaforrja nuk e kupton mënyrën e eksplorimit të Luanit; marrëdhënia është e destinuar të shkojë drejt fundit.

2. Bricjapi + Ujori

Bricjapi është një shenjë toke dhe Ujori është një shenjë ajri.

Si shenjë toke, Bricjapi është i ngadaltë dhe i mirëorganuzuar. Ata pëlqejnë të bëjnë plane të detajuara dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet, ndërsa Ujori është një shenjë aventuriere; janë shumë spontan.

Bricjapi dëshiron pasuri materiale dhe e tregon dashurinë në mënyrë fizike dhe praktike.

Ujori ka nevojë për dashuri të vërtetë, dëshiron dikë me të cilin mund të jenë plotësisht të “zhveshur” brenda mendjes, trupit dhe shpirtit.

Ata nuk do ta vrasin mendjen shumë për seksin apo paratë nëse gjejnë dikë me të cilin shpirti i tyre “merr krahë”.

Bricjapi dhe Ujori është një marrëdhënie e ndaluar.

3. Virgjëresha + Binjakët

Virgjëresha është shenjë Toke dhe Binjakët është shenjë Ajri. Virgjëreshat janë praktike dhe realiste dhe Binjakët janë ëndërrimtarë.

Binjakëve nuk u pëlqen të qëndrojnë mjaftueshëm në një vend dhe janë gjithmonë në lëvizje, ata besojnë në ide dhe vizione dhe nuk shqetësohen për "si".

Virgjëreshat janë gjithashtu ëndërrimtarë, por ato janë shumë praktike dhe përqendrohen në mënyrën se si duan t'i bëjnë gjërat.

4. Peshorja + Demi

Demi është shenjë Toke dhe Peshorja është shenjë Ajri. Nevoja e Demit për besnikëri mund të duket shumë mbytëse për Peshoren dhe nevoja e Peshores për t'u ndjerë mirë do të fiksojë Demin kokëfortë.

Të dyja këto shenja janë shumë kokëfortë dhe nuk bëjnë kompromis, edhe një vendim si vendosja e ngjyrës së perdeve mund të tensionojë situatën mes tyre.

5. Akrepi + Peshqit

Akrepi dhe Peshqit janë të dy shenja uji, por ajo që i ndan është mënyra se si i shprehin emocionet e tyre, veçanërisht në marrëdhënie.

Akrepat mund të jenë të pamatur në komunikim, ndërsa Peshqit janë jashtëzakonisht të butë.

Të dyja janë shenja me shpirt të lirë, që duan të jetojnë jetën në maksimum, por Akrepat mund të kenë një tendencë për tu ndier xhelozë dhe mund të mbytin Peshqit duke kërkuar gjithë kohën dhe vëmendjen e tyre.

6. Shigjetari + Gaforrja

Shigjetari është një shenjë zjarri dhe Gaforrja është një shenjë kardinale uji. Ata thjesht nuk gjejnë gjuhën e përbashkët.

Shigjetarit i pëlqen të eksplorojë dhe të ketë përvoja të reja, dëshiron të eksperimentojë seksualisht dhe Gaforrja dëshiron të lidhet shumë emocionalisht. Që të dy e kanë të vështirë të kuptojnë njëri-tjetrin, sepse natyra e tyre e kundërt i tërheq fillimisht, por ndryshimet e vërteta i ndajnë rrugët e tyre.

Burimi: Your Tango
Përktheu dhe përshtati: News31