ZODIAC 5 Qershor 2022, 22:30

4 shenjat e horoskopit që janë talente të fshehura në shtrat

4 shenjat e horoskopit që janë talente të fshehura në shtrat

Ka disa shenja të zodiakut që janë shumë më të çuditshme nga sa mund të mendoni. Këto shenja të horoskopit e shohin dhomën e gjumit si një vend ku mund të shpalosen fantazitë e tyre. Për këto shenja të mëposhtme, seksi është një aventurë e mrekullueshme.

Ujori

Ujori është jashtëzakonisht krijues, ndaj për ta… seksi misionar duket si një mundësi e humbur. Ashtu si në jetë, këta njerëz mendjehapur dhe të papërmbajtur përpiqen të provojnë gjithçka, qoftë edhe për një herë, pavarësisht sa të egër mund të jenë. Një Ujor është gjithmonë në kërkim të qëndrimeve të ndryshme seksuale. Nëse jeni një romantik i pashërueshëm dhe/ose ju pëlqejnë shprehjet e ëmbla dhe të buta të dashurisë, atëherë më mirë kërkoni diçka tjetër.

Peshqit

Ndryshe nga Ujori, Peshqit janë tepër romantikë, ndaj nuk do t’ju shkonte ndërmend që në shtrat mund të kthehen në partnerë dinamikë. Ata mund të mos jenë nga ata që presin çmenduri, por padyshim që janë më të zjarrtë nga sa mund të prisni. Peshqit nuk janë mësuar të kërkojnë fantazitë e tyre, por preferojnë të marrin pjesë në argëtimin dhe fantazitë e partnerit të tyre. Kjo është edhe më irrituesja për një Peshk: të luajë lojën e të nënshtruarit që i imponohet.

Demi

Për shkak se është një nga shenjat më sensuale, nuk është për t’u habitur që Demi është mjaft romantik në shtrat. Ajo që është befasuese është se ai zakonisht bëhet shumë pranues ndaj të gjitha gjërave që duken të rrezikshme dhe të çmendura. Demët nuk janë ata që marrin iniciativën për qëndrime dhe eksperimente të reja, por kur partneri i tyre seksual tregon një preferencë të veçantë, ata janë të lumtur t’i ndjekin.

Peshorja

Peshorja është nga natyra bujare, veçanërisht në dashuri, gjë që i bën ata partnerë të prirur për eksperimente. Në fakt, duke qenë se janë kreativë, gjejnë gjithmonë mënyra të reja për të kënaqur partnerin e tyre.  Zakonisht kjo shenjë ka një dëshirë seksuale më të lartë se sa supozojnë shumica. Sidoqoftë, mos harroni se seksi me një Peshore nuk është një rrugë njëkahëshe. Ky person do të presë që partneri të tregojë të njëjtin kujdes dhe vëmendje.

 

Burimi: ABC