3 shenjat e horoskopit që arrijnë "ta bëjnë zap" Luanin
Kemi hyrë 'zyrtarisht' në sezonin e Luanit, një prej shenjave më të lakmuara të horoskopit, por edhe më prepotentes dhe të vështirës. Por, disa shenja e kanë të lehtë t'ia fitojnë zemrën. Ja cilat janë ato:
DEMI
Luani dhe Demi formojnë një dyshe perfekte që nuk mërziten kurrë nga njëri-tjetri. Kanë të njëjtat pasione dhe të njëjtën nevojë për t’u argëtuar. Janë dy liderë që nuk përplasen kurrë dhe bashkëpunojnë në mënyrë perfekte. Në këtë çift monotonia nuk ekziston dhe e shijojnë të dy shtëpinë.
GAFORRJA
Për Luanin është thuajse "domosdoshmëri jetike" nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes nga personi që do dhe në çift me Gaforren mund të shijojë gjithë kënaqësitë e vogla që partneri do t’i falë. Bëhet fjalë për një çift solid dhe i destinuar të ketë jetëgjatësi, falë ndryshimeve të vogla mes të dyve që i bëjnë të bien dakord.
AKREPI
Tek Akrepi, pasioni rrjedh lirshëm në vena dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për të kuptuar se sa e zjarrtë dhe shpërthyese mund të jetë një marrëdhënie e tij me një luan. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një zjarr të destinuar të digjet shpejt, sepse durimi i Luanit di se si të kujdeset për anën e flaktë të karakterit të Akrepit.