Zjarrit merri ngrohjen: Pse djegia është problemi?



Që në kohët parahistorike, njerëzit e kanë përdorur zjarrin për t’u ngrohur. Ngrohja është i vetmi aspekt pozitiv që mund të na vijë nga zjarri dhe këtu nuk e kemi fjalën aspak për faktin se nëse luan me zjarrin, digjesh. Përveç se mund të na lëndojë menjëherë, djegia ka shumë pasoja negative të cilat mund të ndihen pas një kohe të gjatë. Këtu po flasim sigurisht, për tymin.





Tymi është nënprodukti kryesor dhe më i dëmshëm i djegies. Grimcat e dëmshme të tymit të cilat çlirohen në ajër kanë një impakt negativ tek njeriu ashtu edhe tek ambienti. Në rastin e atyre që pinë cigare, tymi mund të sjellë dëme serioze për shëndetin, duke qenë se gjatë djegies cigarja çliron 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara se janë shkaktarë potencialë sëmundjesh. Pikërisht për këtë arsye shkenca dhe teknologjia kanë krijuar pajisjet me ngrohje, alternativa ndaj cigares tradicionale të krijuara me qëllimin për të përcjellë nikotinë pa kimikatet e dëmshme që çlirohen me djegien.






Ngrohje, jo djegie

Dëmet që shkaktojnë cigaret tek shëndeti janë të njohura, megjithatë pak e dinë se çfarë e shkakton dëmin. Shkaktar është pikerisht tymi i cigares.
Kur cigarja fillon të digjet, ka arritur një temperaturë rreth 400 gradë Celcius. Kur cigarja quhet e ndezur, ka arritur në rreth 850 gradë. Në këtë çast, fillon të çlirohet tymi dhe, së bashku me të, edhe 6 mijë substanca, nga të cilat 100 të dëmshme apo potencialisht të dëmshme. Ndërkaq, nikotina, e cila fajësohet si substancë e dëmshme, prej dekadash është përdorur për terapitë e lënies së cigares. Kjo sepse në vetvete nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Shkaktare janë substancat që çlirohen me djegien.

Nikotina mund të përftohet edhe në temperatura më të ulëta, ndaj shkencëtarët kanë krijuar alternativa me ngrohje, të cilat e përcjellin nikotinën duke e ngrohur fijen e duhanit dhe duke çliruar aerosol.
Aerosoli, në ndryshim nga tymi i dëmshëm i cigares, nuk përmban grimca të gurta karboni. Duke shmangur djegien, i kemi kursyer vetes ekspozimin ndaj 6 mijë kimikateve, prej të cilave 100 të vërtetuara me shkencë se janë të dëmshme.

/News31