Zjarr në pallat në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për të shpëtuar, gruaja humb jetën



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit në një apartament rreth orës 4:30 të mëngjesit ka rënë zjarr. Në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve, nënë e bir përkatësisht 62 dhe 36 vjeç, janë hedhur nga dritarja. Deri më tani raportohet se 62-vjeçarja Hava Osmënaj., ka ndërruar jetë, ndërsa i biri, Klodiani, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.





Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që në banesën e tyre ka mbërritur grupi hetimor, duke nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.






Djali njihet si tip problematik, vuante nga problemet mendore dhe dyshohet se ka qenë ai që ia ka vendosur zjarrin shtëpisë. Familja jetonte prej disa vitesh në zonën e “Astirit”. Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes.

 

 

/News31