Zbuloi një pjesë nga kënga e re, Don Xhoni paralajmëron një tjetër surprizë



Don Xhoni është një nga reperët më të suksesshëm të momentit. Si të mos mjaftonin hitet e videoklipet e tij të pëlqyera shumë nga publiku, “Make a pose” që i riu nga Kosova këndoi në emisionin e Meriton Mekiqit “Gjoni Black”, u bë virale kudo në botë sidomos në rrjetin social “TikTok”. Don Xhoni megjithatë, nuk ka ndërmend të ndalet. Madje dje ai zbuloi një pjesë të këngës së re në InstaStory, duke ardhur më romantik se asnjëherë më parë. Projekti i ri muzikor titullohet “Deri kur?” dhe ka marrë menjëherë feedback pozitiv aq sa vetë artisti është habitur.






Ai ka postuar një status në InstaStory ku i falenderon të gjithë për mbështetjen e madje paralajmëron një surprizë për fansat.

“Nuk kam fjalë pasha Zotin. Shumë dashuri! Shumë faleminderit, nuk kam fjalë! 1 surprizë e keni në videoklip veç për krejt kët dashni. Don Xhoni juaj”, shkruan reperi.

Kujtojmë se projekti më i fundit i Don Xhonit është “Unë foli i fundit”, i lançuar në muajin maj. /News31