Zbulohet surpriza që Tayna dhe Azet po sjellin në fshehtësi dhe mezi po presim!



Tayna dhe Azet nuk na harruan me vetëm një këngë. Pas super kimisë që shfaqën në bashkëpunimin e tyre të parë ata po punojnë për një surprizë tjetër të cilën mezi po e presim. Dy artistët pritet që së shpejti të vijnë me një tjetër bashkëpunim. Tayna dhe Azet do të mbyllin verën në muajin gusht me duetin e dytë, sipas “Prive”. Është mësuar se projekti i dytë i reperëve mban titullin “Tekila” dhe do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Paraprakisht Tayna do të publikojë dy këngë të tjera, një solo me videoklip të realizuar në Shqipëri dhe një bashkëpunim tjetër. Pak kohë më parë është raportuar se Tayna do vijë në një bashkëpunim me Don Xhonin, por ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.





/News31