Zbulohet shkaku i ndarjes së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt



Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë këtë javë në qendër të vëmendjes pas lajmeve se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Si për t’i hedhur benzinë këtyre zërave së fundmi, “Panorama Plus” shkruan se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Po e njëjta media, shkruan se shkak për këtë është bërë xhelozia. Për më tepër, miqtë e dyshes kanë rrëfyer se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momentit, por krisja e marrëdhënies është serioze.





Deri tani nuk ka asnjë reagim rreth kësaj çështjeje nga asnjëri prej tyre. E gjitha filloi pasi fansat vunë re se moderatorja dhe aktori nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Javën që lamë pas u raportua nga “Prive” se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht.  Për herë të fundit ata u shfaqën bashkë në rrjetet sociale në mars kur postuan disa foto ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që flitet për ndarjen e tyre. Edhe gjatë verës të 2020 ata pushtuan mediat rozë dhe shkak u bë fshirja e fotove në rrjetet sociale. Megjithatë, ata u shfaqën sërish bashkë. Të jetë kjo një krisje e momentit apo diçka më serioze? Mbetet për tu parë.

/News31