Zbulohet mesazhi që Meghan Markle i dërgoi Oprah-s gjatë transmetimit të intervistës së saj
Ndryshe nga të gjithë ne, Meghan Markle e ka pritur e qetë dhe me durim transmetimin e intervistës së saj dhe princ Harryt me Oprah Winfrey. Ose të paktën këtë na la kjo e fundit të kuptonim në "This Morning" në CBS, një ditë pasi u transmetua intervista e bujshme.
"Unë nuk kam folur më me ta që pas regjistrimit të intervistës sepse në jemi në zona të ndryshme kohore," shpjegoi Oprah. "Dje kam marrë një mesazh nga Meghan që më shkruante: " Si po shkon(intervista) ? " Sepse ajo po vinte Archie në gjumë në anën tjetër dhe nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte në Bregun Lindor. Dhe unë i thashë: "As unë s'po e shoh, por ajo që mund të them është se po shkon mirë, e di që po transmetohet tani." Kështu që unë ndoshta do të flas me ta sot më vonë ".
Gjatë intervistës së tyre, Meghan dhe Harry thanë të vërtetën e tyre, duke mos u mbajtur asgjë të fshehtë nga marrëdhëniet e tyre me familjen mbretërore dhe ngjarjet që ndodhën gjatë kohës që ata jetonin në Britani dhe pasi çifti braktisën mbretërinë.
Meghan tha se nuk e dinte plotësisht se me çfarë do përballej para se të martohej me Harryn, pasi ajo nuk kishte hulumtuar rreth familjes mbretërore. Ndërsa tabloidët e ndiqnin pa pushim- dhe favorizuan kunatën Kate Middleton - Meghan gjithashtu u përball me mungesën e mbështetjes nga brenda pallatit. Presioni dhe kontrolli ishte shumë i madh , duke bërë që ajo të mendonte edhe për vetëvrasje.