Zbulohet i dashuri misterioz i Bebe Rexhës
Bebe Rexha ka konfirmuar se është në një lidhje, megjithatë ka zgjedhur që të jetë edhe enigmatike në zyrtarizimin e historisë së dashurisë. Në një postim në Instagram, këngëtarja shqiptare ka uruar partnerin e saj misterioz, duke vendosur një emoji me zemër në fytyrën e tij.
Kështu Bebe është përpjekur të tregohet e kujdesshme, por njerëzve të internetit nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Nisur nga raportinet e “Daily Mail” dhe i dashuri i artistes mendohet se është Keyan Sayfari. Fotot që kanë me njëri-tjetrin tregon se ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre.
Ajo që fansat e tyre kanë zbuluar dhe që e konfirmon më shumë romancën e tyre është fakti se Keyan, ka lindur më 17 shtator, 1983. Informacion ky i marrë në Google. Po ashtu dihet se ai zotëron Moving Images Entertainment, një kompani për prodhimin e filmave, projekteve televizive dhe programe të tjera argëtuese. Keyan është producent, regjisor, fotograf, artist dhe lojtar hokej, sepse sigurisht kur vjen në një familje shqiptare të duhet një biografi e mirë.
Në fakt më parë Bebe ka thënë se dëshironte të kishte një burrë shqiptar, por mesa duket ky nuk është më një opsion.